Disa shenja se ai është mashkulli i duhur për ju

Kurrë nuk e keni të lehtë të bindeni kur e keni takuar mashkullin e duhur të jetës suaj, por disa lëvizje dhe disa sjellje mund të jua falin ndjenjën se e keni gjetur mashkullin e duhur dhe se në të ardhmen do të jeni çift i lumtur.

Të pakta janë gjërat që vendosin për partnerin tuaj të jetës. A është lidhja juaj afatgjatë, apo vetëm për një kohë të caktuar, është pyetje të cilën më shumë ia parashtroni ju vetes se sa meshkujt.

Nëse në lidhjen tuaj vëreni faktorë që ju japin shpresë për të ardhmen, atëherë ka gjasa që partneri juaj të jua lumturojë jetën.

 1.Është tip qesharak

Sensi për humor është shkathtësi e rëndësishme, si dhe është personalitet tërheqës me të cilat njeriu identifikohet. Shakatë e përbashkëta dhe buzëqeshja i ofrojnë njerëzit edhe në situatat më të vështira. Nëse buzëqeshja dhe shakaja mungojnë në lidhjen tuaj, edhe pse jeni në lidhje për një kohë të gjatë, atëherë diçka i mungon kësaj lidhjeje.

 2.Pëlqeni gjërat e njëjta

Ju dëshironi fëmijë, ai e dëshiron të njëjtën gjë, ju dëshironi të udhëtoni, ai planifikon se ku do të shkoni – dhe kjo është recetë për nj lidhje afatgjatë. Ekspertët theksojnë se kompromiset janë kyçe për një lidhje të shëndoshë.

3.Për të jeni më e bukura edhe pa grim

Edhe pse mund të ju duket se ju gënjen kur thotë se jeni më e bukura për të edhe pa grim, ka shumë gjasa që e thotë të vërtetën. Meshkujt që e detyrojnë apo sugjerojnë femrën e tyre të përdorë sa më shumë grim, janë të dashuruar vetëm në pjesën e jashtme të saj.

 4.Përkundër të gjithave, ju prapë e dashuroni

Nëse mendoni se partneri më i mirë nuk ka ndonjë të metë, e keni gabim. Dallimi i të metave tregon se sa racional jemi në dashuri, e sa më shumë t’i vërejmë, më shumë e tregojmë dashurinë për partnerin tonë.

 5.Ju përkrah

Dëshironi të avanconi përpara në vendin e punës, të kërceni me parashutë apo vetëm të dilni dhe të deheni me shoqet tuaja, partneri i duhur, që ju dashuron me gjithë shpirt, do të ju përkrahë edhe këtu. Marrëdhënia në të cilën dy persona me të vërtetë duhen, nënkupton tolerancë dhe respekt.

6.I besoni

Nëse në të kaluarën keni qenë të lënduar dhe ju duket e pamundur t’i besoni dikujt përsëri, partneri i duhur do të ju bindë për një gjë të tillë. Partneri me perspektivë do të tentojë ta fitojë besnikërinë tuaj, duke ju respektuar ju dhe të kaluarën tuaj. Edhe pse besimi nuk njeh kufi, nëse i besoni 99%, kjo është shifër që mjafton për një lidhje.

 7.Edhe familja juaj e adhuron

Edhe pse nuk do duhej të ketë rëndësi ajo se çfarë mendojnë të tjerët për lidhjen tuaj, atë që thonë nëna juaj, babai, vëllezërit, është shenjë e mirë ta kuptoni se kush është ai. Të afërmit na i dëshirojnë gjithë të mirat, e më së shumti ata duan të jemi të lumtur. Vlerësimi i tyre bazohet në sjelljen e tij karshi juve.

8.Zgjohuni të lumtur çdo ditë

Hapni sytë në mëngjes, e shihni atë pranë jush dhe ndieni ndjenjë të fortë që ta puthni, ta përqafoni… Nëse është ashtu, kjo është shenja e vërtetë se sa mirë po kaloni. Nëse jeni aq të lumtur sa nuk mund ta paramendoni dikë tjetër pranë jush, atëherë ai është opsioni juaj më i mirë për pjesën tjetër të jetës.