Disa truke grimi për adoleshentet

Disa truke grimi për adoleshentetNëse ju jeni fillestare në grim dhe nuk keni një motër më të madhe për t’ju mësur disa truke, ne ju kemi sjellë disa këshilla bazike:

Studimi

Gjëja e parë që duhet të bëni është të studjoni, nga llojet dhe tonet e lëkurës deri tek produktet dhe stilet më të mira, ka shumë gjëra për t`u studiuar. Sot në internet mund të gjeni blogje që testojnë produktet e fundit, ka video online që ju mësojnë se cili lloj i makijazhit i jep shtytje lëkurës suaj dhe cili është toni më i mirë për të. Ka shumë libra që ju tregojnë se si funksionon makijazhi, si aplikohet iluzioni i kunturimit, si reagon lëkura në disa produkte të veçanta e tj. Studimet rreth teknikave dhe truqeve të duhura dhe shënimi i atyre prej të cilave mund të përfitoni, do ju ndihmojë në aspekt afatgjatë.

Ushrimi

 

Ushtroni! Secili artist dhe performues është bërë i madh vetëm duke ushtruar, nëse me të vërtetë dëshironi të mësoni aftësinë e caktuar atëherë ushtrimi është gjëja më e rëndësishme që duhet ta bëni. Kur të keni kohë të lirë provoni teknikat e ndryshme që i keni mësuar gjatë studimit, provoni cilat teknika ju përshtaten më mirë. Mundohuni të përdorni produktet në mënyra të ndryshme, ushtroni në shtëpi nën dritë të ndryshme. Nëse nuk i besoni gjykimit tuaj atëherë pyetni miqtë dhe familjen për rezultatet e juaja përfundimtare.

Kuptoni produktet

Mos aplikoni produktet shkel e shko njëra pas tjetrës. Testoni veçmas dhe krahasoni ndryshimet mes tyre. Mësoni se si lëkura juaj reagon ndajtyre dhe si ndikon në makijazhin tjetër. Filloni me fillesën dhe bazamentin, bëhuni të vetëdijshme se çfarë përdorni. Kjo gjë do ju japë perspektivë më të mirë në makijazh dhe në mënyrën se si funskionon.

Aplikimi

Sikurse tek produktet e makijazhit, duhet të jeni e vetëdijshme edhe për aplikimin e tyre. A do të aplikoja bazamentin më mirë me duar apo me brushë? A do duhet të bëjë lëvizje rrethore kur të vendos hijëzim të syve? A duhet të aplikoj maskara krah për krah apo përpjetë? Gjithë këto gjëra mund të rrisin aftësitë e juaja dhe aftësinë e kritikës ndaj punës.

Eksperimentoni

Çka nëse libri e thotë se hija e errët e syve nuk është e mirë për tonin e lëkurës? Nuk është gjë e keqe të eksperimentohet dhe të provohen pamje të ndryshme. Kur keni kohë të lirë në shtëpi, eksperimentoni, provoni truqet e modës së lartë dhe manevroni me ngjyrat. Eksperimentimi do ta ngrisë kreaivitetin dhe aftësinë tuaj.

Të përmbledhim, aplikimi i makijazhit nuk është shkencë e fizikës kuantike, mund të përvetësoni aftësitë me këshillat e mësipërme. Ju duhet durim dhe besim se do mund të mësoni, mësimi i gjërave të reja na bën që të zhvillohemi. Sa më shumë të dimë aq më lehtë është të përballemi me sfidat. Makiazhi mund të theksojë paraqitjen tuaj dhe t`ju bëjë të ndiheni më e sigurtë. Mbani mend, mësimi nuk mbaron kurr, kjo vlen edhe për makijazhin.