Disa ushqime pro dashurisë

Të shijosh në çift para se të shijosh një natë magjike. Për të shtuar libidosin e saj dhe rezistëncën për e tij, ja cilat janë ushqimet që bëjnë mirë për dashurinë dhe seksin. Harrojeni kinemanë, teatrin, baletin, koncertet, koktejet, festat.

Për një takim të realizuar duhet një vend i qetë dhe një bashkëpunim i mirë mes partnerëve.

E nëse dëshironi që mbrëmja të përfundojë më një triumf poshtë carçafëve, nuk ka mënyrë më të mirë sesa ajo e shijimit të minutave e orëve në shoqërinë e ushqimeve që ndryshe quhen edhe afrodiziakë.

Nuk ka asnjë gjë më interesante që mudn të bësh në çift, përveç seksit, sesa të luash me ushqimin. Organizoni një darkë. Në një restorant me ambient romantik, akoma më mirë nëse do të organizohej në shtëpi. Femrat adhurojnë meshkujt që gatuajnë për to. Pas një ushqimi të shëndetshëm, ja se cilët janë ushqimet që rrisin libidosin e saj dhe rezistencën e tij.

Goca deti të gjalla
Është e vërtetë që do të shpenzoni pak, por gocat e detit janë të pazëvendësueshme në sferën e ndjelljes së epshit. Ato janë të pasura me zink, që stimulon prodhimin e testosteronit të meshkujt dhe përmbajnë dopaminë që nxit shpërthimin e libidosit femëror. Edhe mënyra se si i konsumojmë ato është seksi në të njëjtën kohë. Përpiquni të jeni sa më të përfshirë dhe ta shihni njëri tjetrin në sy, teksa i merrni me gjuhë nga guacka e tyre (pa rënë në vulgaritet).

Përgatitja
Blini goca deti të freskëta në një vend të sigurt për cilësinë. Gjashtë për person janë një dozë mëse e mjaftueshme për një antipastë. Nuk do të kishte problem edhe nëse do të ishin vetëm 3 për person. Lërini në ujë të rrjedhshëm dhe më pas fërkojini për të larguar papastërtitë për një periudhë kohe. Më pas hapini një e nga një , me delikatesë dhe vendosini mbi një pjatë të nderë të mbushur mjaftueshëm me akull të thyer. Dekorojini me alga apo me feta limoni. Mund t’i spërkasni edhe me lëng agrumesh direkt në to, por vetëm pak çaste para se t’i konsumoni.

Mango, pjeshkë dhe luleshtrydhe
Nuk kanë hormone dhe as lëndë kimike. Në këtë rast stimulimi vjen nga aroma ekzotike, nga pjesa e butë e frutave dhe lëngu që rrjedh në gojë dhe gjuhë. Në fund të darkës një miks frutash është një lojë dashurie që vlen më shumë se çdo gjë tjetër.
Përgatitja
Zgjidhni fruta të pjekura mirë dhe më aromë të theksuar. Nëse nuk janë me aromë atëherë çmund të prisni se do të ndodhë? Më pas lajini me ujë të bollshëm. Qëroni mangon dhe pjeshkën dhe hqini bishtat e luleshtrydheve. Pritini frutat në feta të mëdha dhe më pas ushqehuni me to, duke lënë lëngun të rrjedhë…

Bajame
Edhe ky frut i thatë stimulon libidosin e femrës dhe prodhimin e hormoneve te mashkulli. Përmbajtja e lartë e yndyrnave në to është burim energjie, kanë shumë kalori, për këtë konsumoni pak. Nëse aroma nuk ju ngacmon aq sa duhet, atëherë ndizni qirinj aromatikë me aromë bajamesh. Do të kenë të nëjtin efekt edhe në humorin e femrës. Në fund të darkës dhurojini një masazh me vaj bajamesh. E nëse nuk jeni aq të druajtur, finalja do të jetë me siguri sublime.

Çokollatë
Çokollata i bën mirë dashurisë. Kjo nuk është një legjendë. Kur femrat thonë se edhe një kuadrat i vogël i bën të ndihen mirë, ato kanë të drejtë. Kompozimi kimik nuk gënjen: çokollata ndihmon të ndiheni të dashuruar dhe shkrin të gjithë akujt. Çokollata e zezë është akoma më efikase dhe më e pasur me antioksidantë.
Përgatitja
Shkrini në banjëmari kutizat e çokollatës, shtoni pak krem qumështi (pana) nëse doni që të jetë më e butë dhe delikate. Më pas përpiquni që të jeni pranë sobës ku po e përgatisni, pasi temperatura e lëndës së shkrirë nuk duhet të ndryshojë. Fikni dritat dhe zhysni në këtë çokollatë të gjitha frutat që dëshironi.

Mëlçi

Është e vërtetë që kanë një aromë të fortë, por edhe shija është e tillë. Efekti i tyre për libidosin është i padiskutueshëm, edhe në personat që nuk shquhen për forcë dhe ndjesi të madhe epshi.
Përgatitja
Hidhni dhe skuqni në një tigan fetat e vogla të mëlçisë me vaj ulliri dhe qepë. Shtoni pak piper të zi dhe më pas mbulojeni gjithë masën në krem. Më pas hidheni në feta të thekura buke të prera në forma të ndryshme, duke krijuar në këtë mënyrë një ushqim të përdorur në Francë, të quajtur “fois gras patè”.

Fiq
Përmbajnë aminoacide dhe rrisin dëshirën seksuale në mënyrë të habitshme. Dëshira për të parë njëri-tjetrin do t’ju vijë që në momentin që prekni me buzë frutin me formë sensuale femrëore. Mund ta shoqëroni edhe me masën me mëlçi të përgatitur me bukë të thekur. Gjithçka që vjen më pas është e mrekullueshme.

Selino
Një nga mënyrat më ekonomike për të arritur efektin e dëshiruar, mund edhe të mos jetë i njohur si afrodiziak. Bëhet fjalë për kërcellin e selinos, i cili përmban androsteron, një hormon që përhapet përmes djersitjes nga trupi i mashkullit dhe stimulon femrën dhe dëshirën e saj. Për t’u konsumuar sa më mirë, priteni në pjesë të vogla dhe shtojini kubikë djathi sipër. Gorgonzola do të ishte perfekt për këtë rast, por mrekulli do të ishte edhe djathi “Philadelphia”.

Komento