Disa vizatime delikate të thonjve

Për ato që nuk kanë nerva për vizatime delikate të thonjve, tani janë paraqitur edhe ngjitëset për thonj.

Përzgjedhja e ngjyrës së llakut të thonjve nuk varet vetëm nga nuanca e tij, por edhe nga toni, për shkak se nuk është njësoj se a është toni i nxehtë, apo i ftohtë.

Si edhe në shumicën e dilemae të tjera të modës dhe kozmetikës, përzgjedhja pikë së pari varet nga ngjyra e tenit dhe flokëve, por edhe nga stina e vitit.

Gjatë pranverës dhe vjeshtës, ekspertët favorizojnë tonet e ngrohta, kurse gjatë verës dhe dimrit janë rezervuar tonet më të ftohta.

Por, nëse vëreni se ky rregull nuk përshtatet mirë me thonjtë dhe lëkurën tuaj, atëherë nuk është e thënë që ta respektoni atë.

Mënyra më e lehtë që ta merrni vesh se cilat ngjyra dhe tone u përshtaten thonjve tuaj, është që të shikoni në orman.

Zakonisht ne zgjedhim ngjyrën e rrobave që na përshtatet më së miri.

Për ato që nuk kanë nerva për vizatime delikate të thonjve, tani janë paraqitur edhe ngjitëset për thonj, sikur ato të “Avon”-it dhe “Essence”-it.

Te femrat amerikane, të cilat janë adhurueset më të mëdha të vizatimeve artificiale në thonj, sezoneve të fundit janë duke mbizotëruar teknikat e vizatimeve të mermerta.

Bëhet fjalë për një teknikë të komplikuar, ku përdoren lloje të ndryshme të llaqeve.

 

3 Comments

  1. shumme te bukura

  2. a dini ndonje diete per dobesim te shpejt

  3. Po aseda kam nje diete per shpetim sepse une jam figoja qe rri neper malet e vjeshtes qe edo nje femer te pazakonshme se e icla ka mirembatje...

Komento