Disiplina është e mundur edhe pa dhune

Dhuna është metodë agresive dhe jo efikase, ndërsa njëkohësisht flet për aftësitë dobët të zhvilluara për komunikim dhe aftësitë sociale të personit që e aplikon.

Ekzistojnë mënyra të tjera që vogëlushin tuaj, i cili posa ka konsumuar një çokollatë, ta bindni se nuk është në rregull nëse kërkon edhe akullore.

Vetëm biseda nganjëherë nuk është efikase. Shembujt janë të shumtë, që nga situata kur dyvjeçari juaj nuk dëgjon fare atë që i thoni ju, deri kur hidhet përtokë dhe nuk dëshiron të largohet nga parku në drejtim të shtëpisë e deri tek adoleshentët kur për të satën herë i shpjegoni se nuk guxon të vonohet tepër nga daljet e mbrëmjes.

Lidhja e ndërsjellë

Në mesin e parakushteve për disiplinim të mirë është lidhja e fëmijës me prindërit, e cila krijohet menjëherë pas lindjes së foshnjës. Si të arrihet një gjë e tillë? Mos e lini foshnjën tuaj të qajë duke provuar ta edukoni në atë mënyrë, mësoni të dalloni nevojat e fëmijës, mbajeni dhe luani me fëmijën tuaj.

Jini të qartë

Gjatë disiplinës duhet të jeni të qartë. Në vend se ta urdhërosh fëmijën „rregulloje dhomën”, i thoni, „do të ishte mirë të largosh gardërobën e ndytë për në banjë, të pastrosh dollapin dhe të rregullosh shtratin”. Me kohë kjo do të kalojë në „rregulloje dhomën”, por para kësaj fëmija ka nevojë ta dijë se çka saktësisht dëshironi të thoni.

Jini të shkurtër

me kërkesat tuaja

Jini të shkurtër me kërkesat tuaja, mos komplikoni, jini të përkushtuar, vendosni kontakt me shikime, mos iu drejtoni fëmijës nëse nuk ju shikon. Natyrisht, mos godisni kurrë fëmijën, mos e lëndoni dhe mos e frikësoni

Komento