Djersitja gjatë natës

Ngritja e shpeshtë nga shtrati, rrokullisja dhe vështirësitë me gjumin, e gjithë kjo mund të lërë gjurmë në mëngjes.

Ky problem godet njëjtë si meshkujt po ashtu edhe femrat, e pos ndryshimeve hormonale, shkaktari fshihet edhe diku tjetër.

Djersitja gjatë natës nuk mundon vetëm gratë gjatë menopauzës. Më shpesh se mendohet mundon edhe meshkujt.

Edhe pse tek shumica nuk paraqitet ndonjë problem i mundshëm shëndetësor, djersitja gjatë natës mund të jetë pasojë e:

1. Menopauzës

2. Djersitja e tepërt kronike pa ndonjë shkas të caktuar.

3. Infeksionet (tuberkulozi është më i njohuri për djersitje natën). Shkasi mund të jetë edhe infektimi me baktere apo viruse (për shembull HIV).

4. Kanceri – djersitja natën është shenjë paralajmëruese e simptomave të disa tumoreve.

5. Ilaçet – marrja e disa ilaçeve shkakton djersitjen natën, sidomos me antidepresivët. Deri tek djersitja mund të vjen edhe shkaku i aspirinave, nitroglicerinës apo viagrës.

6. Hipoglikemia – sasia e ulët e sheqerit në gjak.

Edhe stresi mund të jetë njëri ndër shkaktarët që shkakton djersitjen gjatë natës. Nëse jeni të brengosur shkaku i punës, problemeve në lidhje, financave …, djersitja shfaqet si përgjigje e po ashtu edhe ankthet e natës.

Ekzistojnë disa hapa të thjeshtë që mund të merrni, në mënyrë që këtë çrregullim të natës ta sillni nën kontroll.

Kur paraqet problem djersitja gjatë natës?

Nëse vëreni se djersitja gjatë natës paraqitet si me episode, atëherë lajmërojuni mjekut.

Shenjat nëpër trup, humbje e tepërt në peshë apo humbja e oreksit dërgojnë në probleme serioze, prandaj mu për këtë arsye hapi i parë duhet ta lajmëroni mjekun.

Komento