Dobitë shëndetësore të thanes

Me dëshminë shkencore që tani mbështet thëniet e lashta që thanat, në salcë apo në lëng, parandalojnë infeksionet e traktit urinar, njerëzit janë pyetur nëse ekziston ndonjë element i saj, që nëse nxirret dhe kondensohet, ndoshta në formë pilule, do të jetë po aq efektive sa pirja e lëngut apo ngrënia e salcës me thana.

Një studim i ri nga hulumtuesit në Institutin Politeknik Worcester (WPI) ndihmon që t’i përgjigjet asaj pyetjeje.

Studimi ka testuar proantocianidinet ose PAC, një grup i flavonoideve që gjenden në thana. Pasi që është menduar që janë përbërësit që ia japin lëngut veçoritë e saj për të luftuar infeksionet, PAC është konsideruar një shënjestër shpresëdhënëse për një ekstrakt efektiv. Raporti i ri i WPI, sidoqoftë tregon që lëngu i thanës është shumë më mirë për të parandaluar formimin e biofilmit (biofilmat janë grumbuj mikroorganizmash ku qelizat kapen aop ngjiten për njëra-tjetrën në sipërfaqe), i cili është pararendës i infeksionit, dhe jo vetë PAC. Të dhënat janë raportuar në studimin  “Efekti i lëngut të thanës dhe proantocianidinet në aftësinë e Escherichia coli për të formuar biofilme”, të publikuar nga revista “Food Science and Biotechnology”.

“Ajo çka kemi treguar është që aftësia e atij lëngu të thanës për të parandaluar biofilmat është shumë më komplekse sesa kemi menduar në fillim,” tha Terri Camesano, profesor i kimisë industriale në WPI dhe autor kryesor i studimit. “Për pak kohë, fokusimi ka qenë në PAC, por të dhënat kanë treguar që ato nuk janë zgjidhja e problemit.

Biofilmat

Laboratori i Camesanos eksploron mekanizmat që forma virulente e baketerit E. coli, shkaku kryesor i shumicës së infeksioneve të traktit urinar (UTI) në njerëz, përdor që të formojë biofilmat.

Ky lloj  i E. colit është i mbuluar me projektime të vogla të njohura si flokë, të njohura si “fimbriae” që veprojnë si grepa dhe lidhen me qelizat që lidhin traktin urinar. Kur mjaft baktere virulente aderojnë në qeliza, ato formojnë një biofilm dhe shkaktojnë infeksion. Punët e mëhershme nga laboratori i Camesanos kanë treguar që ekspozimi në lëngun e thanës shkakton fimbrae në E. coli të “drejtohen”, duke reduktuar aftësinë e tyre që të kapen për qelizat e traktit urinar.

Në studimin e ri, ekipi i Camesanos ka inkubuar dy lloje të ndryshme të E. coli në prezencën e dy përzierjeve të ndryshme të koktejit nga lëngu i thanës  komercialisht në dispozicion. Ata po ashtu kanë inkubuar bakterin në mënyrë të ndarë në prezencën e PAC, por jo lëngun.

Derisa kulturat e lëngut tërësisht kanë parandaluar formimin e biofilmit, PAC ka treguar vetëm aftësi të kufizuar për të reduktuar formimin, dhe vetëm pas një ekspozimi të zgjatur ndaj E. colit.

Dobitë shëndetësore

“Thanat janë të njohura për dobitë e tyre shëndetësore tashmë shumë vjet, veçanërisht në parandalimin e infeksioneve të traktit urinar,” shkruajnë autorët në studimin e ri. “Derisa mekanizmat e veprimit të produkteve të thanës në aderimin bakterial dhe formimin e biofilimit nuk kuptohen tërësisht, ky studim tregon që lëngu i thanës është më i mirë në pengimin e formimit të biofilmit sesa flavonoidet e izoluara të tipit A të thanës dhe PAC, edhe pse arsyet për këtë nuk janë ende të qarta.”

Komento