Domatet e thata e luftojnë plakjen e lëkurës

Domatet e thata e luftojnë plakjen e lëkurësJanë shumë të vlefshme për të kundërshtuar plakjen e lëkurës.

Domatet e thata nën vaj, traditë sidomos e jugut të Italisë, janë rezultat i një procesi tharjeje, në diell ose furrë, të domateve të sapombledhura. Duke humbur ujin, shija e tyre bëhet më e vendosur, e qëndrueshme: janë perfekte për t’u kombinuar me sallata, mish të bardhë ose të kuq.

Le të zbulojmë përparësitë dhe mënyrën për t’i shijuar përmes recetave të ndryshme.

PËRBËRËSI I BUKURISË – Domatja e thatë ka përfitime të jashtëzakonshme: jo vetëm që tretet me lehtësi, por lëkura e saj përmban substancë të dobishme për të luftuar plakjen e lëkurës.

TË MIRAT – Domatet janë të pasura me vitaminë C dhe likopen, dy antioksidantë të rëndësishëm për lëkurën dhe për shëndetin e trupit. Janë veçanërisht të dobishme për gratë gjatë menopauzës dhe për të ulur nivelin e kolesterolit. Por kujdes, edhe ato mbartin efekte anësore: duhen evituar në rastin e aciditetit të stomakut dhe problemeve me veshkat. Përpara se të gatuhen, këshillohet një shpëlarje e lehtë në ujë të zier.

RECETA: Oriz me domate të thara dhe proshutë. Duhet 350 gram oriz, duke menduar që duhet ta kavërdisim ndonjë minutë së bashku me erëzat. Nxehim në tigan vajin me spec djegës. Shtojmë 150 gram proshutë të prera hollë derisa të marrim një salcë dhe i hedhim 15 domate të thara, të prera në shirita. Në fund hidhet orizi dhe për ndonjë minutë përzihet derisa të lidhet me domatet dhe salcën.

KËSHILLA E SHPEJTË – Në rast se ju tepron oriz, kur të ftohet mund ta përdorni për të bërë fokaçe të shkëlqyera me proshutë dhe domate të thata: të thjeshta dhe efikase, shkruan revista class. Domatet e thata, përveçse, janë një antipastë shumë e mirë, mjafton ta shërbesh me feta buke të bëra në shtëpi.

Komento