Domatet me vlera të larta për shëndetin

Domatja përmban antioksidues të fuqishëm që quhet likopen, i cili ka një veprim mbrojtës të fuqishëm kundër sëmundjeve të prostatës.

Megjithëse domatet e freskëta përmbajnë vlera të larta ushqimore, niveli i likopenit rritet kur ato janë të gatuara.

Gjatë gatimit tek domatet ndodh një proces kimik që rrit nivelin e likopenit, transmeton “Zeri.info”.

Nga ana tjetër, domatet e freskëta çlirojnë vetëm 4 për qind të këtij antioksiduesi që lidhet me uljen e rrezikut të prekjes nga sëmundjet e zemrës dhe nga kanceri.

Image
Salca e domateve ka gjithashtu shumë vlera kur gatuhet, por duhet të bëni kujdes që të mos përdorni salcën nga kutitë prej teneqeje, por nga shishet apo vazot prej qelqi.

Por kjo nuk është e tëra.

Të vendosesh perime të “gjalla” në fytyrë është një kurë shumë e mirë për ta mbajtur një lëkurë të shëndetshme.

Domatja në fytyrë është një trajtim bukurie dhe të mirat e saj nuk mbarojnë me kaq, përcjell “Zeri.info”.

Image
Domatja është njëra ndër perimet më të shëndetshme për lëkurën: e mbron nga dëmet e shkaktuara nga rrezet e diellit, duke qenë e pasur me likopen dhe lufton radikalet e lira, duke vonuar në këtë mënyrë daljen e rrudhave në lëkurë.

Por, nëse domatja ka kaq shumë të mira kozmetike, përse të mos e bëjmë një ndër trajtimet tona të bukurisë?

Variantet e përdorimit janë të shumta.

Ja disa: Lëngu i freskët mund të përdoret si tonik i përditshëm për fytyrën.

Domatja e prerë në gjysmë mund të bëhet një instrument shumë i mirë masazhi: qarkullojeni në fytyrë me lëvizje të vogla duke përdorur gjysmën e saj. Pastaj lëreni të thahet dhe shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët dhe më pas me ujë të ftohtë.

Lëkura që përjeton më shumë nga trajtimi me domate është pa dyshim lëkura e yndyrshme, pasi me aciditetin e saj thanë gjëndrat e tepërta të djersës. /ZËRI/