Drita e natës frenon disponimin

Nëse rregullisht ju zë gjumi derisa jeni duke lexuar apo shikuar televizor, kjo mund të ketë pasoja serioze në disponimin tuaj në ditën e ardhshme.

Hulumtimet kanë treguar që drita gjatë kohës së gjumit mund të frenojë prodhimin e melatoninës, hormonit i cili rregullon disponimin dhe prodhohet në errësirë.

Prandaj, më parë kontrolloni nëse i keni fikur të gjithë dritat dhe pajisjet para gjumit në mënyrë që të flini mirë dhe të jeni më mirë të disponuar. /Telegrafi/

Komento