Droga afrikane, zgjidhje radikale për narkomanët

Një element halucinogjen i quajtur Ibogaine, që nxirret nga një bimë në Afrikë, duket se shkakton zvogëlimin dhe zhdukjen e simptomës së varësisë nga heroina, kokaina dhe alkooli.

Që nga vitet 1960, një grup shkencëtarësh dhe njerëzish që dikur kanë qenë nën varësinë e drogave, kanë bërë thirrje për një mënyrë radikale trajtimi të varësisë nga drogat, një element halucinogjen të quajtur Ibogaine, që nxirret nga një bimë në Afrikë dhe që duket se shkakton zvogëlimin dhe zhdukjen e simptomës së varësisë nga heroina, kokaina dhe alkooli.

Doktori Anwar Jeewa nga Afrika Jugore ofroi një zgjidhje radikale, drogën halucinogjene që përdoret në ceremoni tribale në Afrikën Qendrore. Ai vlerëson se rreth l mijë vetë i ka trajtuar me Ibogaine dhe ka pasur sukses, por mjekësia konvencionale ende nuk e njeh këtë metodë.

Në Holandë është hapur një klinikë që nga vitet 1980 dhe që përdor këtë drogë për të luftuar drogën dhe klinika të tilla po hapen në Kanada, Meksikë dhe Afrikën e Jugut. /Telegrafi/