Duhet te beni kujdes me kripen

Lidhja mes konsumimit të kripës, hipertensionit dhe iktuseve cerebrale është tema kryesore gjatë kësaj jave e cila njihet si “Java Ndërkombëtare për Reduktimin e Konsumit të kripës”.

Aktiviteti i saj ka nisur më 26 mars dhe ka përfunduar pikërisht dje më 1 prill. Mesatarja e sasisë së kripës që përdoret nga personat është vlerësuar rreth 9 gramë për femrat dhe më shumë se 11 gramë tek meshkujt, kjo bazuar në një sondazh, i cili është kryer në Itali.

Vlerat janë më të larta tek personat mbi peshë dhe obezë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Reduktimi në gjysmë i kripës rreth 5 gramë në ditë mund të ulë me 21 %, sipas mjekëve, numrin e iktuseve.

Komento