Dushi i tepert demton lekuren!

Nese keni menduar se i beni mire trupit, gjegjesisht lekures suaj duke bere dush cdo dite me sapun, jeni gabuar!

Dermatologet gjerman kane vene re se njerezit shume pak kujdes i perkushtojne organit me te madh ne trupin e tyre-lekures.

Larja e shpeshte e trupit me sapun (dhe mjete tjera higjienike) shkaterron floren bakteriale normale te lekures. Stafilokokus epidermidis eshte nje bakterie qe gjendet ne lekuren tone. Kjo, jo vetem qe nuk shkakton dem lekures sone, por e mbron ate nga sulmet e bakterieve te jashtme qe shkaktojne semundje.

Me larje te shpeshte, bejme lekuren tone rezistente duke e larguar S.epidermidis dhe crregullojme barieren
normale te lekures me cka vjen deri te tharrja e lekures. Madje, edhe alergjite ndaj rrobave (tekstileve) lindin mu per shkak te kesaj. Kruarja, skuqja dhe zbokthi jane shenjat qe paraqiten si rezultat i alergjive.

Zakonisht, njerezit lahen kur kane nje nga keto sipmtomet-gje qe eshte e gabuar, se ne kete menyre thahet lekura edhe me shume.

Lekures i nevojitet nje doze e caktuar e papastertise (mases yndyrore) dhe bakterieve per te ruajtur integritetin e saj. Edhe lekura ka nevoje per nje program te larjes, varesisht nga vecorite qe i posedon dhe djerses.

Dermatologet porosisin qe trupi te mos lahet cdo dite, ndersa ne rastet e nevojes te pastrohet vetem me uje. Banoret e Evropes, sidomos sportistet, lengojne nga semundjet e lekures disa here me shume sesa ata te Afrikes.

Komento