Dy e treta e njerëzve kur puthen e ulin kokën në anën e djathtë

Ku mund të jepen puthje? Gati gjithkund. Konkretisht, puthni sytë e saj, faqet, qafën, gjoksin, gjinjtë, buzët, por edhe brendinë e buzëve të saj të ëmbla dhe të nxehta.

Kur bëhet fjalë për puthjen, më mirë është të praktikohet sesa teorikisht të flitet për të. Megjithatë, do t’ju zbulojmë disa fakte të njohura lidhur me puthjen që me siguri do t’ju inspirojnë.

Shprehni dashurinë tuaj vazhdimisht. Këtë sezon ngrohni shpirtin me dashuri. Puthja është reflektim i dashurisë, pa marrë parasysh se për çfarë puthje bëhet fjalë, dashuror apo miqësor.

Shkenca që e studion puthjen quhet filematologji, ndërsa shkencëtarët kanë treguar se puthja mbron nga stresi. Kur puthet në faqe aktivizohet vetëm dy muskuj të fytyrës, ndërsa puthja me pasion shqetësohet e tërë fytyra dhe përshpejtohet puna e të gjitha organeve.

Receptorët e gjuhës dhe të gojës janë shumë të ndjeshëm në prekje, më shumë se gjenitalet. Një person i thjeshtë në jetën e tij kalon rreth dy javë në puthje apo më saktë 20.160 minuta. Puthjet e shpejta dhe të shkurta shkrijnë vetëm disa kalori, ndërsa “e lëngshmja” puthja e gjatë që zgjatë rreth një minutë shkrinë 26 kalori.

Dy e treta e njerëzve kur puthen e ulin kokën në anën e djathtë, ndërsa 66 për qind puthen me sy të mbyllura. Është interesant fakti se disa gra mund të fitojnë orgazëm gjatë puthjes me pasion. “Kama sutra” tregon mbi 30 lloje të puthjes si hyrje dhe pjesë nga marrëdhënia intime.