Dy maska natyrale për rritje të shpejtë të flokëve

Dy maska natyrale për rritje të shpejtë të flokëveKrejt çfarë ju nevojitet që të keni flokë të shpeshta, të gjata dhe të shëndetshme i keni në kuzhinë.

Në vend se të shpenzoni të holla dhe kohë në maska të shtrenjta, provoni dy maskat, efekti i të cilave është më shumë se i mirë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Maska nga bananet: Qëroni dy banane të freskëta dhe i përzieni me të kuqtë e një veze si dhe me një lugë lëng limoni të shtrydhur. Maskën e vendosni në flokë të lagura e më pas e mbështillni kokën me një qese të plastikës dhe një peshqir. Pas gjysmë ore flokët i shpëlani me ujë të vakët.

Maska nga portokalli: Përzieni një gotë të lëngut të shtrydhur nga portokalli me një gotë jogurt. Maskën e vendosni në flokë të lagura, i mbështillni me një qese prej pambuku e më pas edhe me peshqir. Pas gjysmë ore apo dyzet minutave, flokët i shpëlani.

Rezultatet do t’i vëreni pas disa përdorimeve. Maskat mund t’i përdorni çdo të tretën ditë. Maska nga portokalli nuk preferohet për flokë të yndyrshme.

Komento