Dymbëdhjetë sekrete për një martesë të suksesshme

Të gjelbrën e adhurojnë personat e rregullt dhe të vlefshëm, të kuqen të guximshmit, të kaltrën imagjinarët.

E bardha është zgjedhja e atyre të cilët para se gjithash e vlerësojnë lirinë, ndërsa adhuruesit e ngjyrës së zezë, nuk pranojnë autoritete.

E kuqja është ngjyra e energjisë jetësore. E duan të guximshmit, personat kureshtarë, me dëshirë të madhe, të cilët jetojnë me jetë të plotë, kanë ndjenja të forta dhe janë të prirë ndaj rrezikut.

“Të kuqtë” në esencë janë shoqërorë dhe qëllimmirë, por nëse ndjenjë rezistencën e rrethit, mund të ‘pëlcasin’. Shpesh marrin vendime në vend të të tjerëve. Psikologët thonë se femra e veshur në të kuqe, më lehtë mashtrohet.

E verdha
Simboli i mendjes dhe intuitës. E zgjedhin personat që janë të sigurt në vete, me kërkesa të larta, të cilët kërkojnë që t’i duan dhe që t’ua kenë lakmi. “Të verdhët” zakonisht janë optimistë. Shpesh kërkojnë liri të plotë nga obligimet. E pëlqejnë çdo gjë që është e re dhe shpejtë përshtaten.

E gjelbra
Shenjë e stabilitetit dhe sigurisë, u pëlqen personave që mund të kapin rastin. Në shoqëri e pëlqejnë të udhëheqin, por edhe janë të gatshëm t’u ndihmojnë njerëzve, edhe kur është në dëm të tyre. “Të gjelbrit” janë këmbëngulës, të rregulluar, pedantë, të dashur dhe paksa të mbyllur. Janë tepër kritikë dhe nuk janë në marrëdhënie aq të mira me rrethin.

E kaltra
Simbolizon imagjinatën dhe ëndrrat. E zgjedhin ata që kërkojnë baraspeshë dhe harmoni psikologjike dhe janë persona besnik.
Mirëpo, këta imagjinarë në momentet e mossuksesit, bien lehtë në depresion.
E portokallta
Ngjyra e personave të ndjeshëm dhe miqësorë, të cilët dinë ta kontrollojnë veten. Intuitat e zhvilluara, të dhënë pas të menduarit, të dashuruarit dhe heqjes dorë. Nëse është afër të verdhës, nënkupton se ky person kërkon të jetë në qendër të vëmendjes.

Ngjyra kafe
E zgjedhin personat që kërkojnë jetë të qetë dhe qëndrojnë fuqishëm në këmbët e tyre. Para se gjithash e vlerësojnë shtëpinë, familjen, miqtë, traditën. Jo rrallë herë ngjyra kafe i tërheq ata që gjenden në ndonjë konflikt apo ndjenjë lodhje fizike dhe kanë nevojë për pushim.

Rozë
E pëlqejnë personat romantikë dhe të butë, ata që janë të etshëm për dashuri dhe përkëdhelje. Por edhe janë mendjelehtë, sentimentalë, të papjekur dhe pasiv në njërën anë dhe tepër të ndjeshëm në anën tjetër.

E bardha
Gjithmonë është simbol i pafajësisë dhe pastërtisë, por rikujtoj edhe të ftohtin, borën dhe shkëlqimin. U pëlqen atyre që duan lirinë, që duan ta theksojnë pastërtinë, pamjen pedante, që të shmangin gjendjet e pakëndshme dhe duan të tregohen në shoqëri në të bardha. Dinë të jenë edhe monotonë. Nganjëherë, rrobat e bardha dëshmojnë për nevojën që të fillohet jetë e re.

E zeza
Simboli i personit misterioz dhe nganjëherë keqdashës. Zgjedhja e kësaj ngjyre, tregon se atij personi i mungon diçka që është e rëndësishme. Me ngjyrë të zezë sikurse mundohet të mbrohet nga ndikimet e jashtme. Adhuruesit e të zezës, janë të prirë që në mënyrë pesimiste të shikojnë në realitetin dhe shpesh përjetojnë humbje në duelin me fatin. Ata kanë nevojë më të madhe për pavarësi, kundërshtim të ndikimit të jashtëm dhe nuk i pranojnë autoritetet. Personat në të zezë, e pëlqejnë që grinden dhe janë skajshmërisht subjektivë.

Komento