E ardhmja e humbjes në peshë

Lufta ndaj obezitetit dhe jetesa e shëndetshme janë një nga betejat e njeriut të kohës së sotme moderne. Dietat, ushtrimet fizike, mënyra e ushqyerjes, madje dhe ndërhyrjet në stomak janë të panumërta.

Një nga mënyrat e fundit të teknologjisë ësht ajo e ilaçit tullumbac, i cili brenda 4 muajsh ju ndihmon të humbni peshë në mënyrë natyrale dhe pa ndërhyrje në organin e tretjes.

Si funksionon?

Personat e obezë e gëlltisin ilaçin që është i lidhur me një tel të hollë. Kur arrin stomakun, tullumbaci fryhet nga uji duke mbushur stomakun. Në këtë mënyrë pacienti do të ndihet i ngopur.

Për pasojë do të hajë më pak, por gjithësesi tretja do të vazhdojë si normalisht. Ajo qëndron në stomak për disa muaj për të ndihmuar pacientet të humbin peshë. Pas 4 muajsh tullumbaci çahet spontanisht në stomak dhe kalon përmes sistemit tretës njësoj si ushqimi, për të dalë me jashtëqitjen. Ekspertët e cilësojnë si e ardhmja e humbjes në peshë./ Top Channel

Komento