E bardha e vezes për tendosjen e lëkurës

Vendosja e të bardhës së vezes në fytyrë, ndoshta nuk duket atraktive, mirëpo është një maskë e shkëlqyer për tendosjen e lëkurës.

Albuminat e pranishme në të bardhën e vesë mblidhen atëherë kur ajo thahet, dhe kështu për një kohë të shkurtër e tërheqin lëkurën.

Është rregull që e bardha e vesë të rrahet mirë dhe pastaj shkuma të vendoset në fytyrë në një shtresë mjaft të hollë, e cila do të thahet pas vetëm një apo dy minutash.

Sido që të jetë, pas larjes së kësaj maske efektet zhduken.