Efektet shëndetësore të jetës së rregullt seksuale

Seksi, siç thuhet vazhdimisht, ndikon në shëndetin e njeriut! Studiuesit e Universitetit të Bristolit, për ta rithënë këtë, kanë studiuar për 10 vite me radhë se si ndodh kjo gjë!?

Disa nga rezultatet e studimit të tyre jaën këto:

– Rreziku i vdekjes është mbi 50 për qind më i ulët për njerëzit që të paktën një herë në shtatë ditë përjetojnë të paktën dy orgazma.
– Seksi i rregullt (të paktën një herë në shtatë ditë), zvogëlon rrezikun e goditjes në tru, ndërsa parandalon edhe zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
– Çiftet që kanë marrëdhënie seksuale të paktën katër herë në shtatë ditë kanë lëkurë më të re dhe më të shëndetshme, kështu që ata do të duken gati pesë vjet më të rinj.
– Gjatë seksit aktivizohet hormoni i rritjes – somatotropin – që shkatërron radikalet e lira, të cilat janë shkaktare të sëmundjeve të ndryshme kanceroze, dhe efekt të mirë në muskuj. Pra seksi ndihmon në luftën kundër kancerit.
– Seksi i rregullt është kura më e mirë kundër stresit.
– Personat që kanë marrëdhënie seksuale të paktën një herë në dy javë, rrallë vuajnë nga pagjumësia.
– Seksi i ruan meshkujt nga kanceri i prostatës ashtu që gjatë ejakulimit reduktohen qelizat kanceroze në prostatë.

Komento