Efekti i masazhit në fytyrë

Masazhi nuk është i mirë vetëm për relaksimin e muskujve të trupit. Masazhi në fytyrë mund të ketë efektin e njëjtë si të botoksit. Këto janë disa dobi nga masazhi në fytyrë:

Një masazh i lehtë fytyre shpesh redukton rrudhat, rrathët e fryrë poshtë syve (qeskat) madje edhe rrathët e zinj.
Masazhi i muskujve të fytyrës ndihmon në shtendosjen e tyre dhe në përmirësimin natyral të elasticitetit dhe njëtrajtësim të ngjyrës së lëkurës.

Nëpërmjet masazhit, shtresa e sipërme me qeliza të vdekura të lëkurës, largohet lehtësisht.

Një fakt i rëndësishëm është se masazhi duke qenë qetësues dhe regjenerues, na bën më të vetëdijshëm ndaj këtyre të mirave dhe lëkura jonë e rinuar merr një pamje dhe shkëlqim shumë të shëndetshëm.
Provoni dhe praktikoni çdo natë para gjumit, teknikën e vetë-masazhit.