Ekspertët i kanë zgjedhur ushqimet më të mira

Revista amerikane ‘U.S. News & World Report’s’ e ka publikuar listën e dietave më të mira për vitin 2012, ndërsa fituese është dieta ‘DASH’ (Dietary Approaches to Stop Hypertension), qëllimi i së cilës është parandalimi i rritjes së shtypjes së gjakut.

Pas saj gjendet (Therapeutic Lifestyle Changes,TLC) ndryshimet terapike të mënyrës së jetesës, me përfshirje të ulët të yndyrës. Dieta e klinikës ‘Mayo’, ajo mediterane dhe ‘Weight Watchers’ janë në vendin e tretë.

• Dieta ‘Mayo’ përfshin ushqimin me dendësi të ulët energjetike, siç janë pemët dhe perimet, si dhe mundëson të hahet shumë, por me pak kalori.

• Dieta Mediterane përfshin drithëra të tëra, pemë dhe perime të freskëta, yndyra të shëndetshme si ajo e vajit të ullirit dhe konsumimin mesatar të verës së kuqe.

• ‘Weight Watchers’ përqendrohet në kontrollimin e madhësisë së porcionit dhe nxit konsumimin e pemëve, perimeve, drithërave të tëra dhe produktet qumështore me pak yndyrë.

Në fund të listës së përbërë prej 25 dietave janë dieta e Dukanit dhe ajo Paleo.

Zgjidhni me mend

Në përgjithësi ekspertët rekomandojnë se gjatë zgjedhjes së dietës duhet të pyesni veten se cili është qëllimi juaj: të hani më mirë, të humbni peshë ose të mjekoni ndonjë sëmundje, p.sh. diabetin. Gjithashtu, kur zgjidhni dietën, duhet pasur parasysh faktin se a i përshtatet regjimi i caktuar i të ushqyerit mënyrës suaj të jetesës (p.sh. a përfshin dieta përgatitje të pavarur të secilës shujtë). Për këtë arsye, para secilit vendim se cilave gjëra duhet t’u përmbaheni, mblidhni sa më shumë informata për të realizuar qëllimin tuaj në mënyrën më të mirë e më të sigurt.

Komento