Ekspertët tregojnë cilat ushtrime janë më efikaset

Gjatë studimit tetëmuajsh, është konstatuar se njerëzit që kishin bërë vetëm ushtrime aerobie, kishin humbur 20% më shumë dhjamë rreth barkut, sesa ata që kishin bërë ushtrime të tjera.

Edhe produktet e qumështit ndihmojnë

Ka kohë që dihet se dietat e bazuara në marrjen e një sasie të madhe të proteinave dhe një sasie sa më të vogël të karbohidrateve, janë të suksesshme për humbjen e kileve të tepërta, por tani është parë se humbjen e kileve e ndihmojnë shumë edhe produktet e qumështit.

Konsumimi i produkteve të qumështit që përmbajnë një sasi të madhe të proteinave, shkakton një humbje më të madhe të dhjamit në bark, por edhe në tërë trupin.

 

Studimi më i ri

Në studim janë përcjellë tri grupe të grave të trasha në periudhën para menopauzës, ku secili grup, krahas proteinave dhe karbohidrateve, merrnin edhe sasi të ndryshme të produkteve të qumështit. Ato bënin edhe ushtrime të aerobisë pesë herë në javë, derisa dy herë në javë bënin ushtrime të peshëngritjes.

Gjatë katër muajve, është parë se më së shumti peshë kishin humbur gratë që kishin konsumuar sasitë më të mëdha të produkteve të qumështit.

Është me rëndësi të theksohet se kërkuesit shkencorë, dhjamin rreth barkut e kanë përshkruar si dhjam të ashtuquajtur visceral, i cili rrethon dhe pengon organet vitale, për dallim nga indi dhjamor nënlëkuror. Dhjami visceral lidhet me paraqitjen e diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe disa llojeve të kancerit.

Komento