Eliminimi i stresit në fytyrë

Tensioni psikik mund të shfaqet në pamjen e lëkurës në tri mënyra: me tkurrjen e muskujve (shtangim i fytyrës), ngushtimin e enëve të gjakut (zbehje, humbje e shkëlqimit dhe freskisë)..

Kur të jeni në fuqi të plotë, trupi juaj prodhon qeliza të cilat luftojnë me bakteret dhe viruset dhe nuk lejojnë që ta sulmojnë lëkurën tuaj.

Prandaj, sasia e madhe e stresit dhe ulja e imunitetit ndikojnë dëmshëm në lëkurë. Prandaj, puçrra do të mbetet në lëkurë disa ditë ose, ndoshta, edhe disa muaj jeni përmbajtur të gjitha rregullave për mirëmbajtjen e lëkurës, rregullisht i keni bërë trajtimet kozmetike, keni harxhuar të holla për kremra të mira, mirëpo edhe më tej keni telashe me lëkurë problematike.

Studimet

Kërkimet më të reja tregojnë se niveli i lartë i kortizolit – hormon i stresit, mund të jetë shkaktar për probleme të shumta dermatologjike. Kur jeni të tensionuara, trupi juaj prodhon hormone, ndërsa pasojat katastrofike nuk mund të fshihen, sepse shfaqen pikërisht atje ku shihen më së shumti, në lëkurë, e cila merr pamje të përhitur, të pajetë dhe pa shkëlqim. Për fat, psikodermatologët (dermatologët të cilët për zgjidhjen e problemit të lëkurës nisen nga psikologjia), kanë zgjidhje.

Mendja

Besoni ose jo, shëtitja në natyrë dhe shoqërimi me miq mund të jenë me shumë dobi për lëkurën tuaj. Tingëllon pabesueshëm, porse shkencëtarët këtë e sqarojnë kështu: Çdoherë kur ndiejmë kënaqësi, trupi ynë liron endorfinën, hormon ky i lumturisë, që është edhe arma më e mirë natyrale kundër stresit, përfundojnë psikodermatologët dhe propozojnë që nga të gjitha ritualet çdo ditore, më e mira është terapia antistresuese, përdorimi i preparateve kundër akneve, po kështu, është trajtim i cili do t’ju sjellë kënaqësi të shumëfishtë – i eliminon sulmet e mërzitshme dhe ju ndihmon që të çliroheni. Filloni me mjetin për pastrim të lëkurës së fytyrës, pas të cilit përdoret kremi, duke bërë lëvizje të lehta rrethore, kjo është terapi e shkëlqyer kundër stresit.

Bukuria

Preparatet që përmbajnë thartirën salicine janë armë e fuqishme në luftë kundër akneve dhe puçrrave. Në mëngjes dhe në mbrëmje pastrojeni fytyrën me losion që përmban këtë përbërje dhe përdoreni kremin me të njëjtën substancë.

Metoda

Tensioni psikik mund të shfaqet në pamjen e lëkurës në tri mënyra: me tkurrjen e muskujve (shtangim i fytyrës), ngushtimin e enëve të gjakut (zbehje, humbje e shkëlqimit dhe freskisë) dhe në ndjeshmërinë dhe tharjen e lëkurës.

Pastroni lëkurën

Përdorni qumështin pastrues. Më pas, në vend që të tamposh lëkurën me tonikun, shpërndaj pika të vogla kremi në fytyrë, mollëza dhe mjekër.

Kujdes me rrudhat

Me gishta të bashkuar fillo të shpërndash kremin mbi ballë. Lëvizjet duhet të jenë horizontale dhe ngulmo drejt kockës së mbivetullave.

Mollëza dhe faqe

Vetëm me një gisht bëj lëvizje të lehta rrotulluese duke filluar mbi faqet, duke fërkuar mollëzat dhe duke mbërritur në ekstremin e jashtëm të vetullave.

Kujdes lëkurën

Lëvizjet në pikën 3 duhen kryer me gishta dhe përgjatë pjesëve të hundës. Duhet të tërheqësh lëkurën drejt pjesës së jashtme të fytyrës me lëvizje të ëmbla dhe të njëpasnjëshme.

Masazhet

Duke nisur nga mjekra picko në mënyrë delikate lëkurën, duke u ngjitur drejt kockës së nofullës. Të njëjtën lëvizje bëjeni edhe në anën tjetër të fytyrës, po me të njëjtin intensitet.

Qafa

Masazhi vazhdon në qafë. Me pëllëmbët e duarve të hapura, nisu nga pjesa e fundit e qafës duke u ngjitur lart derisa të mbërrish tek mjekra. Mbuloni të gjithë zonën që ju intereson duke e ledhatuar ëmbël.

Buzët

Me molëzat e gishtit shtyp poshtë bluzës dhe pastaj menjëherë sipër. Ato që prek janë pikat shiatsu, të nevojshme për të bërë rigjallërimin e muskujve të lëkurës.

One Comment

  1. po noj model tjeter per thojt a mund te nxjerrni.

Komento