Eliminoni shenjat nga trupi me këtë maske të thjesht

Eliminoni shenjat nga trupi me këtë maske të thjeshtShumica e shenjave në lëkurë shkaktohen si rezultat i operimeve, plagëve apo djegieve.

Shumë nga këto shenja janë dëm i përhershëm i lëkurës dhe çdo person ka nivel të ndryshëm nga tjetri kur është fjala për tolerimin e këtyre, transmeton Telegrafi.

Ditëve të sotme ka me qindra trajtime për këtë dukuri, duke filluar nga ilaçet natyrale e deri tek ndërhyrjet kozmetike.

Por, edhe përse shumica e njerëzve vendosin t’i nënshtrohen ndërhyrjeve, më mirë është t’i provoni trajtimet natyrale.

Ilaçi që do t’jua prezantojmë në këtë artikull, është shumë i lehtë për t’u përgatitur dhe jashtëzakonisht efektiv.

Përbërësit:

– ¼ e gotës gjalpë e kakaos

– ¼ e gotës vaj kokosi

– Një lugë gjelle mjaltë

– Katër pika vaj natyral livando

Fillimisht vajin e kokosit e vendosni në një tas për zierje dhe e futni në furrë për t’u nxehë.

Posa të shkrihet vaji i kokosit, i shtoni të gjithë përbërësit tjerë dhe me një lugë të drurit e përzieni derisa të fitoni produktin.

E lini produktin të ftohet dhe e vendosni në frigorifer për 20 minuta.

Para se ta aplikoni këtë krem, është e rëndësishme ta pastroni zonën e caktuar dhe procedurën e përsëritni dy herë në ditë, çdo ditë, një herë në mëngjes dhe njëherë në mbrëmje.