Erëzat që shkrijnë kaloritë

A i keni bërë pyetje vetes suaj se si duhet ta shpejtoni punën e metabolizmit tuaj? Marrë parasysh mënyrën e jetesës, teknologjinë, shumicën e kohës e kalojmë duke ndenjur ulur para ekranit të kompjuterit apo duke shikuar televizor.

Megjithëse nuk ka ndonjë tretman mrekullibërës për të humbur në peshë, është e mundshme ta përshpejtoni punën e metabolizmit, trupit tuaj t’i ofroni më shumë energji, të shkrini yndyrën dhe dhjamin me ndihmën e këtyre erëzave Specat e kuq: Duke u shtuar pluhur të specave të kuq ushqimit, kjo është e mirë, pasi që mund të pakësoni kaloritë për një shujtë deri në 70 për qind.

Për më shumë, specat e kuq mund t’ju largojnë dëshirën për ëmbëlsira. Kapsiacina e pranishme në specat e kuq është përgjegjëse për rritjen e temperaturës së trupit, që shkakton shkrirjen e kalorive. Qimnoni: Një tjetër erëz për të cilën besohet se e përshpejton punën e metabolizmit. Nëse e shtoni në shujtën ditore, atëherë pa kurrfarë mëdyshje se do të keni një metabolizëm të shpejtë.

Po ashtu, qimnoni përmban edhe hekur, mineral ky që shton nivelin e energjisë. Kjo do të thotë se do të keni më shumë energji për të punuar për të humbur në peshë. Hekuri i pranishëm në këtë erëz mund ta ndalojë mungesën e hekurit, që është një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve,transmeton gazeta Kosova Sot.