Është koha për fustan të bardhë

Me siguri e keni të njohur magjinë e fustanit të vogël të zi. Mund të kombinohet me gjithçka, “duron” shtesa në të gjitha ngjyrat, mund t’ju bëjë të pavërejtshëm, por edhe në qendër të vëmendjes.

Varësisht nga ajo se si doni dhe cila është arsyeja për ta veshur.

Por, është koha të përshëndeteni me fustanin e preferuar të zi dhe t’i dëshironi mirëseardhje pranverës me fustan të vogël të bardhë.

Gjithçka filloi në revynë e fundit të Kelvin Klajn (ekspert për minimalizëm), i cili në revynë e fundit paraqiti copa të thjeshta dhe të mrekullueshme. Me siguri, dominojnë fustanet. Dhe tani janë gjithandej – në revytë e Ralf Loren, Narciso Rodrigez, Kloe…

Komento