A është rrezik që të flini shtrirë në shpinë gjatë shtatzënisë?

Deri në javën e 16-të nuk ka rëndësi se në ç’pozicion flini, në shpinë, në bark apo në krah, por pas javës së 16-të, me rritjen e mitrës është mirë që të zgjidhet një pozicion tjetër.

Kur ju flini në shpinë, pesha e mitrës e cila është e rritur për shkak të mitrës në brendi të saj, i shtyp venat e mëdha të cilat e kthejnë gjakun kah zemra.Nëse rrini shtrirë në shpinë për një kohë të gjatë mund të mos e ndjeni veten mirë, por gjithashtu ky pozicion e bën më të vështirë qarkullimin e gjakut nëpër placentë (rrjedhimisht vështirësohet furnizimi me gjak i bebes).

Ky problem bëhet akoma më i theksuar nëse keni shtypje të lartë të gjakut apo sëmundje të sheqerit.Për të evituar pozicioni shtrirë në shpinë ju ndihmon nëse vendosi një jastëk midis këmbëve.

Mos u shqetësoni nëse zgjoheni nga gjumi dhe e gjeni veten shtrirë në shpinë. Nëse qëndroni shtrirë për një kohë të shkurtër në shpinë, kjo nuk e rrezikon dukshëm shëndetin e bebes. /Telegrafi/

Komento