Estetika kundër stresit

Estetika kundër stresitAnadela Serra Visconti, mjeke estetiste, e njohur në programin e “Rai Uno”-s, “Uno mattina”, për ndërhyrjet e saj ka publikuar një libër mbi argumentin në fjalë, duke shpjeguar se nëse fjala “stres” është në modë, stresi nuk është një modë.

“Është një realitet që interesohet për të gjitha funksionet e organizmit tonë, që nga lëkura e deri te truri, në sistemin imunitar. Ja pse mjekësia estetike, e cila para së gjithash është një mjekësi e shëndetit, është një mjekësi e plotë: të shikosh nga jashtë dhe nga brenda.

Të pushosh keq, të hash keq, të mos bësh aktivitet fizik, të mos pushosh kurrë, të mos i kushtosh asnjë momentet të vetëm vetes, janë të gjitha sjellje që ngatërrojnë sistemin tonë hormonal dhe imunitar, duke influencuar jo vetëm në humorin tonë, por edhe në paraqitjen estetike, duke filluar që nga lëkura, e cila është më e fishkur se asnjëherë më parë. Ajo humbet elasticitetin, varen më shumë lamat e syve, shtohen rrudhat dhe dobësohen muskujt e fytyrës”.
Dhe Anadela Serra Visconti sugjeron një kujdes të vogël për të rikuperuar në një kohë të shkurtër një paraqitje të pëlqyeshme.

Duhet të bëhet një maskë për fytyrën. Mund të gjesh në treg shumë të tilla me shumicë, me efektin “ndikim” dhe me bazë kolagjeni, elastike, acidi “hyaluronic” dhe vitamina. Ato reagojnë shumë shpejt duke u thithur nga lëkura, e cila do të marrë një paraqitje kompakte. Ajo duhet të mbahet në fytyrë për të paktën 30-40 minuta (ideale do të ishte që të mbahej gjatë banjës, pasi ashtu mund të fitohet një relaks i dyfishtë, duke arritur veprimin e plotë të elementëve kryesorë). Pas maskës mund të aplikojmë një dozë me bazë acidi “hyaluronic” dhe aminoacidi me efekt hidratues.

Maska te Fresketa
Mund të realizojmë maska të përkryera, të freskëta, duke përdorur si bazë të tyre kosin, të cilit mund t‘i shtojmë edhe një lugë mjaltë, për ta favorizuar hidratimin e pjesshëm edhe më shumë sipas rastit: një lugë argjilë (për lëkurë të yndyrshme), lëng frutash pylli (për lëkurë me damarë), një lugë vaj jojoba (për lëkurë të thatë), një pilulë vitamine E bimore, duke e shtypur dhe shtrydhur pilulën (mbi rrudhat), dy lugë lëng limoni të pasura me vitaminë C (kundër plakjes), një lugë aloe (për lëkurë të ndjeshme).
Kosi reagon duke hidratuar lëkurën, falë acidit laktik dhe fermentuesve të gjallë. Lëreni maskën që të veprojë mirë në fytyrë për të paktën 30 minuta.

Aplikojmë krem mbrojtës me probiotikë, DMAE, melatoninë, suko aloe, acid lipoid dhe vitaminë E. Të gjitha këto i gjejmë si në farmaci, ashtu edhe në “erboristeria”. Kozmetikët e vërtetë për të larguar stresin nga fytyra juaj janë: krem për ditën dhe natën rreth syve, qumësht i yndryshëm, detergjentë, tonikë, maska dhe mbulesa me efekt ndikues.

Efekti antistres bëhet me dy risi të njëpasnjëshme, të cilat tashmë mund të quhen plotësisht revolucionare: përdorimi i probiotikëve të vërtetë, përdorimi i miliarda fermentimeve laktike shumë të mira, të aplikuara direkt në fytyrë, si edhe përdorimi i një substance të veçantë e përftuar nga salmoni, DMAE.
Probiotikët: ashtu siç përfitojmë të mira nga përdorimi i ushqimeve probiotike (kosi dhe pijet me shije natyrale) edhe lëkura jonë, për të qëndruar gjithnjë e re, ka nevojë për aplikime të tilla në sipërfaqen e saj.

Probiotikët, në bazë me disa kremra kundër plakjes të përdorura në kozmetikë, përmirësojnë mikroflorën mbrojtëse të lëkurës së fytyrës, duke sjellë në sipërfaqen e saj aciditetin e duhur (të njohur ndryshe si pH5), e për më shumë ato stimulojnë formimin e substancave të veçanta endogjene, të cilat e mbajnë shumë më kompakte lëkurën. DMAE është e përbërë nga dimetilaminoetanol: një substancë prezente te peshqit (veçanërisht te salmoni), por që kohët e fundit ka filluar të sintetizohet edhe nëpër laboratorë të ndryshëm. Ka një veprim shumë efikas e të menjëhershëm, ndaj edhe është i përfshirë në përgatitjet e kremrave antirrudhë dhe antiplakje të gjeneratës së re. Përveçse një antioksidues i shkëlqyer, që reagon në fijet muskulore të fytyrës, e bonifikon menjëherë lëkurën dhe muskulaturën e fytyrën, duke i dhënë një efekt të dukshëm menjëherë pas aplikimit.

Melatonina është një antioksidues shumë i fortë: reagon si freskues dhe antistres për lëkurën. Lëngu i aloes është qetësues dhe shumë hidratues, falë një sheqeri të veçantë që ka në përbërjen e tij. Acidi ipoid është më i fuqishmi që është njohur më parë (mund të përftohet edhe në mënyrë integrale nëpërmjet gojës), ka efekt energjizues mbi kremrat solarë dhe me një mbrojtje të lartë. Njihet si mbrojtësi më i mirë antirrudhë për fytyrën, si dhe mbron lëkurën nga plakja e shkaktuar prej rrezeve të diellit, edhe pse sot të gjitha këto janë të pasuruara mjaftueshëm me vitamina A, E, C, aloe, acid lipoid dhe probiotikë.

Pak gjimnastikë faciale, “facial fitness”. Është një mini-tërheqje (e shpikur në SHBA dhe e aprovuar nga “Food&Drug Administration”), e veçantë për fytyrën dhe qafën, e përdorshme në shtëpi, në zyrë, apo edhe për ta mbajtur në çantë. Gjithçka bëhet për të relaksuar muskujt e mimikës.

Ky aparat i vogël për gjimnastikën faciale është i lehtë dhe shumë i thjeshtë për t‘u përdorur. Aplikohet në pjesët e buzëve dhe funksionon si një sustë: duhet që t‘i bashkojmë buzët në vazhdimësi dhe me ritëm. Është e këshillueshme që të përdoret për dy minuta gjatë ditës (sa më tepër që të stërvitet, aq më shumë mund të aplikohen mikro-elastikë më rezistentë) gjithnjë para pasqyrës. Ajo tonifikon dhe modelon sipas ovaleve fytyrën, tonifikon qafën dhe lufton stresin, çlodh mollëzat dhe rinon buzët. Të gjitha këto ushtrime përmirësojnë mikro-qarkullimin dhe oksigjenimin e fytyrës natyrshëm, si edhe janë një antistres i përkryer. Këtë mund ta përdorim për t‘u çlodhur.
Është një aparat farmaceutik. Për përdorim korrekt duhet të këshilloheni nga mjeku estetist.

Maska
Duhet të bëhet një maskë për fytyrën. Mund të gjesh në treg shumë të tilla me shumicë, me efektin “ndikim” dhe me bazë kolagjeni, elastike, acidi “hyaluronic” dhe vitamina. Ato reagojnë shumë shpejt duke u thithur nga lëkura, e cila do të marrë një paraqitje kompakte.

Masazhi
Pak gjimnastikë faciale, “facial fitness”. Është një mini-tërheqje (e shpikur në SHBA dhe e aprovuar nga “Food&Drug Administration”), e veçantë për fytyrën dhe qafën, e përdorshme në shtëpi, në zyrë, apo edhe për ta mbajtur në çantë. Gjithçka bëhet për të relaksuar muskujt e mimikës

Mbrojtja

Aplikojmë krem mbrojtës me probiotikë, DMAE, melatoninë, suko aloe, acid lipoid dhe vitaminë E. Të gjitha këto i gjejmë si në farmaci, ashtu edhe në “erboristeria”. Kozmetikët e vërtetë për të larguar stresin nga fytyra juaj janë: krem për ditën dhe natën rreth syve, qumësht i yndryshëm, detergjentë, tonikë, maska dhe mbulesa me efekt ndikues.

Mund të realizojmë maska të përkryera, të freskëta, duke përdorur si bazë të tyre kosin, të cilit mund t‘i shtojmë edhe një lugë mjaltë, për ta favorizuar hidratimin e pjesshëm edhe më shumë sipas rastit: një lugë argjilë (për lëkurë të yndyrshme), lëng frutash pylli.

Kosi reagon duke hidratuar lëkurën, falë acidit laktik dhe fermentuesve të gjallë. Lëreni maskën që të veprojë mirë në fytyrë për të paktën 30 minuta.

Efekti antistres bëhet me dy risi të njëpasnjëshme, të cilat tashmë mund të quhen plotësisht revolucionare: përdorimi i probiotikëve të vërtetë, përdorimi i miliarda fermentimeve laktike shumë të mira, të aplikuara direkt në fytyrë.

Komento