Fëmija juaj pëson dhunë, ndërkaq ju nuk jeni të vetëdijshëm: Shtatë shenja shqetësuese!

A e keni ditur që më shumëse një e katërta e fëmijëve ndonjëherë në jetë kanë kaluar nëpër ndonjë formë të dhunës së moshatarëve? Problemi më i madh është që prindërit, për shkak të punës dhe obligimeve të tjera, as që e vërejnë këtë.

Kur është fjala për torturimin në shkollë, zakonisht fjala është për dhunën psikologjike, andaj edhe pasojat gjithashtu janë të natyrës psikologjike, transmeton Telegrafi.

Kushtoni kujdes këtyre shenjave:

1. Fëmija nuk gëzohet më sikur dikur

Mungesa e kënaqësisë është shenjë kyç e depresionit. Nëse fëmija juaj humb dëshirën për ushqim, argëtim dhe pasion, të cilat dikur i ka dashur, kushtoni kujdes. Thoni fëmijës që keni vërejtur diçka që nuk është në rregull dhe që juve duhet lirisht t’jua tregojë. Sqaroni që edhe pak pikëllim është pjesë e jetës, si edhe atij gjithmonë do t’i ndihmojë.

2. Pushon të përdorë rrjetet sociale

Meqë fëmijët tani i adhurojnë rrjetet sociale, dhe nëse fëmija dikur vazhdimit i ka përdorur, ndërkaq tani nuk i dëshiron, mund të jetë shenjë që është duke përjetuar torturim në internet. Kushtoni kujdes a është fëmija i hidhëruar, i frustruar apo i nevrikosur derisa është duke e përdorur celularin apo laptopin.

3. Vazhdimisht ankohet për dhembje koke dhe stomaku

Stresi për shkak të torturimit te fëmijët mund të shkaktojë edhe dhembje fizike, e cila më së shpeshti shfaqet në stomak dhe në kokë, thonë ekspertët. Kushtoni kujdes se çfarë ndodh – disa fëmijë i shpifin sëmundjet në mënyrë që të qëndrojnë në shtëpi dhe kështu të shmangin torturimin në shkollë.

4. Grindja me miqtë

Ndryshime të mëdha në jetën shoqërore të fëmijës janë plotësisht normale. Megjithatë, nëse përnjëherë më nuk shoqërohet me askënd nga miqtë e vjetër, interesohuni se çfarë po i ndodh dhe a ekziston ndonjë problem më i madh sesa konfliktet e zakonshme të fëmijëve dhe të tinejxherëve.

5. Në dëshiron të shkojë në shkollë apo në ushtrime

Nëse fëmija juaj befasisht ka hequr dorë nga aktivitetet kryesore apo ka filluar të mungojë në shkollë apo në orët e sportit të cilat i ka dashur, mund të jetë fjala për keqtrajtim.

6. Vetëbesimi i luhatur

Torturimi te fëmijët në masë të madhe mund të ulë nivelin e vetëbesimit, ndërkaq mund të jetë edhe shkaktar i dhunës së moshatarëve. Prandaj është shumë me rëndësi që fëmijës me kohë t’ia ktheni vetëbesimin, në mënyrë që më vonë të mos i ndodhë të përjetojë dhunë.

7. Vetëmaltretimi

Mbase ju tingëllon kontradiktore, mirëpo shumë viktima të dhunës fillojnë të torturojnë të tjerët. Ky është mekanizëm mbrojtës i fëmijës i cili akoma nuk e dallon të mirën nga e keqja, nuk ndihet mirë për atë që e bën, apo në mënyrë të pavetëdijshme dëshiron të ndërtojë imazhin e personit i cili është i fuqishëm dhe i dhunshëm, në mënyrë që të tjerët ta lënë të qetë. /Telegrafi/

Komento