Femrat e ngatërrojnë pasionin me dashurinë

Termi “shpirt binjak” ndoshta është i përshtatshëm për filmat Hollivudian, por jo edhe për jetën reale, shpjegon këshilluesi për martesa dhe autori i librit “Krijoni dashuri për tërë jetën”, Endru Marshall.

Miti i “shpirtit binjak” do të thotë lidhje absolute mes dy personave, shije të njejta dhe interese të përbashkëta, si dhe pranimi i të metave.

– Në vend që të kërkojnë ndonjë që është i mirë, femrat dhe disa meshkuj në shoqërinë moderne kërkojnë partner/e të përsosur – shprehet Marshall.

Në praktikën e tij ai ka vërejtur se femrat shpesh i ngatërojnë termet pasion dhe dashuri. Më saktësisht, hynë në lidhje të pasigurta dhe fatale sepse ndjejnë lidhshmëri. Kjo dashuri fatale lidhet me mitin “shpirt binjak” dhe shpesh bëhet fjalë për lidhje dramatike dhe jostabile.

Komento