Femrat gjatë evoluimit fantazojnë rreth seksit

Femrat, sipas një studimi kanadez, janë “robëresha” të hormoneve të tyre më shumë se sa ato mendojnë. Hulumtuesit nga universiteti kanadez “Letbrixh” kanë zbuluar se gjatë evoluimit femrat shpesh përjetojnë fantazi seksuale.

Ato shpeshherë e ëndërrojnë një mashkull, gjë që tregon nevojën e tyre për të gjetur një partner. Në hulumtim kishin marrë pjesë rreth 27 femra të lira, ndërmjet moshës 18 dhe 30 vjeçe. Secila prej tyre kishte për detyrë që të shënojë në ditar fantazitë e tyre.

Pas analizës së rezultateve ishte vërtetuar se para evoluimit femrat kishin 0,77% të imagjinatave në ditë, por gjatë kohës së evoluimit kjo shifër ishte rritur në 1,3%. Fantazitë më shumë ishin vizuale se sa emocionale.

Komento