Femrat më të prekura nga fobitë sesa meshkujt

Nëse ju ka ndodhur që gjersa jeni duke ecur nëpër qytet apo jeni duke shikuar televizorin dhe ju mbulon një valë shqetësimesh, kjo do të thotë se keni përjetuar një sulm paniku që godet shumë njerëz, e në rastet më të shpeshta shfaqet pas pubertetit.

Ky sulm i befasishëm është një gjendje paniku, përkatësisht një formë e frikës intensive nga rreziku i papritur e që shpesh aktivizon edhe atë pjesë të trurit e cila është përgjegjëse për t’iu shmangur situatave të rrezikshme.

Fobitë janë shumë të ngjashme me sulmet e panikut, por krijojnë frikë dhe shkallë të ankthit, e që ndërlidhet me situata që për bazë nuk ka asgjë të vërtetë.

Frika jonë

Ekzistojnë lloje të ndryshme të fobive, ndërsa frika e niveleve të ndryshme zakonisht ndodh pa kurrfarë bazë reale.

Njëra ndër fobitë më të shpeshta është ajo për të vizituar mjekun apo dentistin, e shmangia apo mosshkuarja në këto vende mund të sjellë deri te problemet shëndetësore serioze. Ekzistojnë edhe fobi nga fluturimi, gjaku, më pas fobi nga ambientet e mbyllura (klaustrofobia), fobia nga ambienti i hapur (agorafobia) e shumë të tjera.

Reagimi fobik është automatik dhe stresues. Këta persona është vështirë të kontrollohen ngase praktikisht e ndiejnë veten të kërcënuar dhe në rrezik.

Shkencëtarët theksojnë se këta persona janë të vetëdijshëm se frika e tyre tejkalon kufijtë e normales dhe se nuk ka rrezik të vërtetë, por ky reagim është automatik dhe personi atëherë tregon reagimet trupore që janë të pranishme në frikën e madhe, që do të thotë punën e përshpejtuar të zemrës, ndiejnë mungesë ajri, ngufatje, si dhe shprehin dëshirë për t’iu shmangur situatës fobike.

Sipas një instituti amerikan për shëndetësi rreth 5 dhe 12% e amerikanëve vuajnë nga një fobi, e ndërsa situatë e ngjashme paraqitet edhe në Evropën perëndimore.

Në rast se fobia mbizotëron me jetën e njeriut, duhet lajmëruar mjekut apo psikiatri, që mund të ndihmojnë me terapi përkatëse

Komento