Femrat shohin reflektimin e tyre rreth 8 herë në ditë

femrat-shohin-reflektimin-e-tyre-rreth-8-her-euml-n-euml-dit-euml_hdNjë studim i realizuar nga kompania britanike “Simple Skincare” mblodhi të dhëna nga rreth 2000 femra, rreth sjelljes së tyre të përditshme me pasqyrat. Rezultatet treguan, se femrat ndjehen të imponuara për të kontrolluar paraqitjen e tyre gjatë gjithë ditës.

50% e tyre rrëfyen, se nuk mund të dilnin nga shtëpia pa u vështruar para pasqyrës në çastet e fundit dhe 10% e tyre thanë se i përdornin pasqyrat e vogla rreth 10 herë në ditë, kjo në përgjithësi për arsye të kontrollit të grimit.

Pak muaj më parë një studim tjetër kishte vënë re se, rreth dy të tretat e femrave ndjeheshin të stresuara para një interviste pune ose takimi, nëse ishin pa grim.

50% e femrave rrëfyen, se nuk mund të dilnin nga shtëpia pa u vështruar para pasqyrës në çastet e fundit dhe 10% e tyre thanë se i përdornin pasqyrat e vogla rreth 10 herë në ditë.

Ndërkohë studimi tregoi se edhe pse femrat i kushtonin një kohë të gjatë qëndrimit para pasqyrës, ato nuk e shijonin atë. Rreth 75% e tyre thanë se “urrenin” të shiheshin në pasqyrë, ndërsa 39% e tyre mendojnë se iu shkakton një impakt negativ në besimin që duhet të kenë tek vetja.

Pse vazhdojmë të harxhojmë kohë rutinë, nëse nuk na bën të ndjehemi mirë? Përgjigja mund të vijë nga presioni shoqëror: Ka kaq shumë vëmendje ndaj paraqitjes së grave dhe burrave, saqë vazhdimisht paraqitja duhet kontrolluar me imtësi.

Por sipas një studimi më të hershëm nga Procter & Gamble, sa më shumë që një femër të kujdeset për grimin, aq më pak besueshmëri dhe besnikëri shfaq. Rreth 1/3 e biznesmenëve britanikë mendojnë se femrat punonjëse e teprojnë me grim. Megjithatë, kur vjen puna tek tërheqja, asnjë nuk mendohet gjatë, për t’i hedhur edhe një sy vetes, para pasqyrës.

Komento