Fibrat ndihmojnë personat me osteoartrit

Ushqimi me nivel të lartë të fibrave ndërlidhet me reduktimin e dhimbjeve te personat me dhimbje gju osteoartriti, ka publikuar revista shkencore “Annals of the Rheumatic Diseases”.

Te të anketuarit që kanë marrë më së shumti fibra ishte vërejtur reduktim i dhimbjeve për 60 për qind, theksojnë ekspertët amerikan nga “Boston University”, ku kishin vëzhguar analizat e 6.200 personave. Burime të mira për fibra janë pemët, perimet dhe drithërat.