Filloi testimi i vaksinës që shkatërron qelizat e kancerit!

Filloi testimi i vaksinës që shkatërron qelizat e kancerit!Në Britani të Madhe filloi testimi i vaksinës së zbuluar kohë më parë. Kjo do të duhet të shfrytëzohet kur tretmanet tjera do të tregoheshin të pasuksesshëm.

Pra, tashmë testi i parë në njerëz ka filluar dhe kjo u krye në spitalin e Londrës. Njëjtë edhe sikur te vaksinat normale, ky veprim ndikon në rritjen e aktivitetit të sistemit imunitar në trup, i cili sulmon dhe shkatërron të gjitha kërcënimet konkrete, në këtë rast qelizat kancerogjene, transmeton “Zëri.info”.

Pra, testi i imunoterapisë do të shqyrtojë nëse një vaksinë, bazuar në fragmente të një proteine të rëndësishme të kancerit, është efektive në stimulimin e sistemit imunitar të trupit, për të shkatërruar qelizat e sëmura.

Shkencëtarët shpresojnë që me këtë metodë mund të nxisin trupin të zhvillojë antitrupa specifike do të ndihmonin dukshëm në luftën kundër kancerit. Në mënyrë që vaksina të aktivizohet, është i nevojshëm “ndezëzi” i reaksionit, në këtë rast doza të vogla të kimioterapisë.

Shkencëtarët besojnë që ky ilaç do të tregohet efikas, dhe thanë se janë duke testuar ndikimin e tij në pacientë që u janë diagonstifikuar metastaza dhe shumë forma të kancerit terminal.