Flokë tatuazh

Arti i të vizatuarit nëpër trup ka fituar një orientim të ri – vizatim në kaçurrelat tuaja! Ja si mund të arrish njërin ndër imazhet më të flakta…

1. Porosit kallëpin për tatuazh apo punoje vetë një të tillë, duke prerë nga kartoni ndonjë formë interesante.

2. Përdore aparatin për fenirim dhe brushën e rrumbullakët për të tharë flokët.

3. Shtrëngoje kallëpin për fort flokë (aty ku dëshiron të bësh tatuazhin).

4. Spërkate zbrazëtirën e kallëpit me sprej kolor duke e mbajtur dy-tre centimetra larg flokëve.

5. Hiqe kallëpin dhe: je bërë princeshë e skenës!

Komento