Floket: deshire per te ndryshuar

Me ardhjen e pranveres shume femra i pushton deshira per te ndryshuar ngjyren e flokeve.

– Kur shohim nje imazh brenda nje reviste mode apo modele flokesh, mendojme qe nuk eshte dicka natyrale, photoshop-i perdoret jo vetem per te minimizuar pjese jo estetike te ndryshme por edhe per te bere perfekt nje imazh, apo ngjyren e flokeve. Keshtuqe eshte e kot te “detyroni” parukierin tuaj te bej nje ngjyre identike me ate te imazhit qe na ka pelqyer aq shume.

– Perpiquni te degjoni keshillat ju jepen nga parukieri juaj qe ne ate moment behet konsulenti yne i bukurise. Keshtu, psh nese floket tone natyral jane ne nje ngjyre te perafert me ate te J-Lo mund te provoni ti beni me te arte, tonalitet perfekt per sezonin e bukur. Nese floket tuaj jane te ngjashem me te Julienne Moore mund te synoni per nje ngjyre baker.

Cfare duhet te evitoni

Nuk duhet te beni asnjehere nese jeni bionde nje ngjyre te zeze, floket tuaj do te prisheshin dhe ne ate pike do te arrinit ne nje prerje radikale. Mendoni sesi trukoheni dhe visheni zakonisht, ngjyra e flokeve mund te jete ne fakt nje efekt shume i bukur nese kombinohet me make-up-in e duhur. Nje faktor tjeter per te pasur parasysh eshte mosha, nje femer e maturuar mund te mbaje nje ngjyre natyrale dhe te synoje per nje model te vecante, pasi si c’thuhet cdo gje vjen me moshen./ikub/