Flokët e shprishur janë “in”

Stilistët theksojnë se sa më të mëdha dhe më të shpishura që janë flokët, aq më bukur duken.

Falë këtij modeli të flokëve dhe volumit që u dhurohet atyre, femrat duken më të shëndosha dhe më të gjata, kjo është mënyra që i shkon për shtati një femre.

Flokët e mëdha japin një shkëlqim imazhit të një femre dhe në këtë mënyrë duken glamuroze dhe romantike.

Një model të tillë, nuk mund ta mbani në kokë për më gjatë se dy ditë, ngase janë shumë përbërës që vendosen në kokë që një model i tillë i flokëve të duket si më së miri.