Flokët gri dhe të argjendtë, tredi i çdo moshe

Flokët gri dhe të argjendtë nxjerrë në pah një fenomen të riNjë lëvizje e re e modës, që po nxit gjithnjë e më shumë djem të rinj të lyejnë flokët në ngjyrë gri, ka pushtuar botën, pjesërisht edhe prej faktit që bën kontrast të fortë mes “plakjes” dhe rinisë.

Në kopertinat e dy revistave ku këngëtari Zayn Malik u shfaq në muajt e fundit, për “Billboard” dhe “L’Uomo Vogue”, si dhe në videoklipin me të dashurën e tij Gigi Hadid, ai rrezaton të gjithë rininë e moshës, shikimin joshës djaloshar, pamjen e kuruar dhe tatuazhet e djalit të keq. Dhe përveç këtyre, flokë gri.

Malik, një 23-vjeçar, ish-anëtar i një grupi muzikor të njohur si “One Direction”, shfaqet në të dyja imazhet një “burrë argjendi”.

Ky nuk është rasti i një të riu që thinjet para kohe, por një vendim i marrë nga vetë këngëtari, i cili pasi i leu flokët, ua dha këtë lajm 6.5 milionë ndjekësve të tij në “Instagram”. Gus Kenworthy, një skiator olimpik i stilit të lirë, që zbuloi në kopertinën e revistës ESPN vitin e shkuar se ishte homoseksual, po ashtu paraqiti para publikut flokë ngjyrë hiri në dhjetor në llogarinë e tij në “Instagram” dhe falënderoi Anderson Cooper, moderatorin e lajmeve të CNN, për frymëzimin.

Flokët gri dhe të argjendtë nxjerrë në pah një fenomen të riPor ata nuk janë të vetmit. Ditët kur djemtë i shmangnin flokët që po u thinjeshin janë të shkuara. Për brezin e ri të meshkujve aventurierë, lyerja e flokëve në gri po fiton terren, duke nxjerrë në pah një fenomen të ri, atë të ndërthurjes së thinjave natyrale te mosha e madhe dhe kontrastit me 20-vjeçarët.

“Burrat po e përqafojnë ngjyrën në mënyrë më të përgjithshme”, tha Amie Rau, një stiliste në një sallon në Denver, ku Kenworthy leu flokët e tij. “Kjo që po ndodh tani është thjesht një zgjatim i këtij fenomeni.”

Si Malik dhe Kenworthy mohuan intervistat për artikullin e “New York Times”. Rau tha se që nga seanca e tyre e parë, Kenworthy i solli imazhin e një vajze me flokë gri si frymëzim. “Ai vazhdoi të më pyeste, ‘është çmenduri që dua ta bëj këtë?’”

Pas kopertinës në ESPN, 24-vjeçari Kenworthy shkoi sërish te Rau për t’i kërkuar t’ia bënte flokët biond në platin. “I thashë: ‘Ti sapo zbulove seksualitetin tënd. Mund të bësh çfarë të duash’”, kujton ajo.

Flokët gri dhe të argjendtë nxjerrë në pah një fenomen të ri

Flokët gri dhe të argjendtë janë pa asnjë dyshim shumë trendi, thotë Aura Friedman, një stiliste flokësh nga salloni “Sally Hershberg” në Nju Jork. “Demografia e djemve që vijnë tek unë për të bërë flokët gri e bën këtë si një deklaratë mode”, tha ajo, si kontrast me një pamje natyrore. Friedman ka lyer flokët e Phillip Picard-it, drejtorit editorial të “Teen Vogue” në versionin dixhital dhe Drew Elliott, i cili është në krye të inovacionit në revistën “Paper”, mes shumë të tjerëve.

Interesi është rritur shumë. Një përfaqësues nga “Amazon” tha se kishte parë një trefishim të kërkesave të klientëve për ngjyrën gri të flokëve në vitin që lamë pas.

“Është një lloj deklarate ironike, veçanërisht kur ai që e bën është dukshëm i ri dhe ndoshta shumë vite larg të thinjurës natyrore”, tha Michael Fisher, drejtori kreativ i veshjeve për meshkuj “Fashion Snoops”, një agjenci e parashikimit të trendeve. “Është një mënyrë për t’u dalluar nga turma.”

Tyler Oakley, 26 vjeç, është një personalitet në median sociale, i cili e portretizoi përvojën e tij online në dokumentarin “Snervous” dhe në librin “Binge” vitin e shkuar. Ai gjithashtu ka eksperimentuar me ngjyrën e tij të flokëve, duke provuar shumë ngjyra, nga vjollca deri te jeshilja.

“Grija është ngjyra e preferuar imja nga të gjitha ato që kam provuar”, tha ai. “Ishte unike dhe argëtuese, por nuk ta rrëmbente vëmendjen e syrit aq sa ngjyra jeshile apo vjollcë. Kur i kisha flokët në këto ngjyra, më dukej sikur të gjithë po më shikonin. Me grinë ndihem sikur po provoja një pamje të re, por që ishte gjithashtu natyrore.”

VIPA-t nuk janë të vetmit që po anojnë nga kjo qasje. “Gjithnjë kam pasur vetëbesim, por tani ndihem më i çiltër dhe më i hatashëm”, thotë Michael Vasquez, një analist biznesi 30-vjeçar, i cili prej disa muajsh po shijon “thinjat”. “E pëlqej shumë. Ndihem më tërheqës.”

Pjesë e kësaj ndjesie të mirë është edhe pëlqimi nga miqtë e tij. “Por sigurisht që mamasë sime nuk i pëlqen”, thotë Vasquez me të qeshur.

Për të arritur këtë ngjyrë argjendi të flokëve, nevojitet një procedurë me dy procese. Së pari, flokëve u hiqet pigmenti natyror dhe më pas ngjyrosen, një proces që mund të zgjasë për tetë orë ose shpesh edhe më tepër.

Në SHBA, çmimet e këtij trendi variojnë nga gjatësia e flokut. Por 350 dollarë është çmimi që marrin zakonisht sallonet. Specialistët thonë se kjo ngjyrë kërkon mirëmbajtje si në shtëpi, ashtu edhe në sallonin e bukurisë. “Ngjyra e argjendtë kërkon angazhim, është si të kesh një kafshë shtëpiake”, thotë një nga punonjëset e një parukerie.

Falë kësaj qasjeje të fortë ndaj modës, përqafuar fuqishëm edhe nga të famshmit, gjithnjë e më shumë meshkuj po guxojnë të kalojnë në një fazë tjetër të përfaqësimit të imazhit të tyre. Kjo gjë i bën ata sigurisht më trendi dhe më të veçantë.

“Pavarësisht të gjithave, kjo lëvizje stilistike nuk do të zgjasë shumë, ka për t’u venitur shpejt si çdo trend mode përpara kësaj”, thotë Fisher.