Flokët i janë rritur dy centimetra për shtatë ditë, ky është sekreti i saj!

Flokët i janë rritur dy centimetra për shtatë ditë, ky është sekreti i saj!Në kushte normale flokët rriten maksimalisht dy centimetra në muaj. Mirëpo nëse dëshironi që ta shpejtoni rritjen apo ato vazhdimisht ju pëlcasin, mund të bëni serumin për të cilin blogerja e modës Farah Dhukai thotë që bën mrekulli.

Asaj për vetëm një javë flokët i janë rritur dy centimetra!
Nëse flokët tuaj janë më cilësore, mund t’i rrisni madje edhe deri në katër centimetra! E gjitha që ju duhet për këtë serum janë vaji i kungullit dhe vaji eterik i mentes dhe nanes.

Përgatisni serumin në atë mënyrë që vaji i kungullit të jetë baza në të cilën do të shtoni vetëm disa pika vaj mente.
Ngroheni këtë përzierje në avull dhe pastaj të ngrohtë fërkojeni lëkurën e kokës, lehtë duke i bërë masazh. Pastaj bëni flokët të lëpira, përdorni masazherin e kokës dhe përdorni sërish deri në shtatë minuta, transmeton Telegrafi.

Ky është truk magjik, sepse shpejton qarkullimin e gjakut.
Kur të përfundoni, lani flokët menjëherë apo pasi të zgjoheni në mëngjes nga gjumi, varet nga dëshira juaj. Serumin përdoreni çdo ditë gjatë një jave. Vaji i kungullit përmban thartira yndyrore, vitaminë B dhe nutrienë të tjerë esencialë të nevojshëm për rritje të flokëve. Vaji i mentës stimulon dhe rinon folikulat të cilat ndikojnë në rritjen e flokëve.