nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeKëshilla për flokë Floku dhe trajtime ndaj tijnë Këshilla për flokë Floku gjate:Kujdesja për flokun e gjatë fillon që me lyerjen. Ngjyra që preferohet më shumë në këtë periudhë dimrore është kafe me nuancat e saj si; kafe e errët, e hapur, ngjyrë çokollatë me fije. Në modë është përdorimi I teknikës së nxjerrjeve të fijeve që dalin në formën e shiritave. Nuk janë më në modë fijet e shumta në të gjithë kokën por fijet e theksuara në formë shiriti që në gjuhën e parukierisë quhen Flash. Emërtimi vjen lidhur me kontrastin që krijojnë me pjesën tjetër të flokut. Nuancat e bumerakut kryesisht janë në ngjyrë, bezhë, platini, të kuqe, në ngjyrë të florinjtë. Ky trajtim mund të bëhet në flokun e gjatë por edhe atë të shkurtër. Një formë e tillë floku shoqërohet me një truk të lehtë të nuancave të ngjyrës kafe. Moda e fundit e trukut janë ngjyra të afërta me ngjyrën e flokut.Nëse moda është kafe edhe tualeti i syrit varion po në këtë kolor. Pjesa e nënposhtme e vetullës zakonisht bëhet në kolorin e errët të flokut, ndërsa lyerja e bishtit të syrit duhet të harmonizohet dhe të kombinohet me kolorin e fijeve- shirit. Buzët me kontur të lehtë floriri dhe I kuqi I buzëve në ngjyrë kafe të lehtë e shkëlqyese. Për pjesën e mollëzave të faqeve, ndryshe e quajtur pjesa ruzh këshillohet të përdoret krem pudër gjithnjë e kombinuar me lyerjen e buzëve dhe ngjyrën e flokut. Floku i shkurter Një tjetër prerje praktike dhe që nuk kërkon kujdes maksimal është prerja e shkurtër e flokut,me shkallëzim të theksuar. Kolori mund të jetë në ngjyrën kafe, në nuanca të ndërthurura të kafes, në vishnje, në të zezë me nuancë vishnje ose blu. Por, zakonisht aplikohen nuancat e hapura ose të errëta të ngjyrës kafe. Një prerje praktike si për vajza të moshës së re ashtu dhe për femra që janë amatore të flokut të shkurtër.Kjo prerje përshtatet në çdo veshje dhe shoqërohet me një makiazh tepër të lehtë Floku me onde Ndryshe nga floku i drejtë, floku me onde, i shkurtër apo i gjatë qoftë ai, gjithmonë ka nevojë për një trajtim më të kujdeshëm. Këtë gjë ju mund ta realizoni lehtësisht dhe të bëheni profesionistë në trajtimin e tyre të përditshëm. Në qoftëse pas lyerjes flokut i bëjmë një larje shumë të mirë dhe ky proces shoqërohet me Final color, i cili duhet të përdoret gjithmonë pas lyerjes, do të shohim se floku, edhe në ditët më pas, do të ketë një ngjyrë më të qartë, më të ëmbël. Për flokun me onde këshillohet përdorimi i shkumës së flokut që i mbron nga rrezet e diellit.Në përgjithësi për flokun e lyer, të gjatë, të shkurtër, të drejtë apo me onde, këshillohet krem flokësh që përdoret pas larjes. PrapaPara Tags: Floku gjateFloku me ondeFloku i shkurterflokë Komento Anulo Shto Koment
në Këshilla për flokë Si të kemi flokë të shëndetshëm dhe të gjatë Të gjitha ne dëshirojmë të kemi flokë të gjatë. Të heqim dorë njëherë e mirë nga flokët fallco që mund ti …
në Modele për flokë Flokë të drejtë Kushdo do të pëlqente të kishte flokë të lëmuar dhe të drejtë. Njëra nga mënyrat më të shpejta për të pasur …
në Modele për flokë Eleganca e shprishur Kujtoni gërshetat romantike, bishtat e vegjël, flokët të lëvizshme por të mbajtura mirë dhe bishtalecat …