Floku me këtë nuancë po pushton botën

Floku me këtë nuancë po pushton botënTë gjitha nga gjinia e bukur, të cilat faktin e shkuarjes te stilisti i flokut nuk e kanë temë të huaj, së paku një herë e kanë provuar teknikën “balayage” të ngjyrosjes së flokut, e cila të pushton me të parën.

Mirëpo, trendet po ndryshojnë, e kjo vlen edhe për shpikjet kur në pyetje janë nuancat dhe stilet e flokut. Kështu duket se teknika e ngjyrosjes së flokut, “balayage”, do ta humbë betejën me trendin më të ri në ngjyrosjen e flokut,transmton gazeta Kosova Sot.

Kjo teknikë quhet “tigereye”, përkatësisht “syri i tigrit”, që është emërtimi i grurit antik me ngjyrë ezmer me shirita të artë dhe më nuk duhet të mundoheni se për çfarë bëhet fjalë. Trendi tashmë ka pushtuar femrat nëpër botë, të cilat duan fillesa karamele me një dozë të artë, që duket shumë natyrale. Pos se duket natyrale dhe e ngrohtë, kjo teknikë e re është ideale për ato femra, që duan ta freskojnë flokun me fillesa më të ndritshme.

Komento