Fol me gjuhë fëmijësh

ekreti që ta detyrosh vogëlushin të bëjë atë që duhet — ose të ndalojë së bëri atë që nuk duhet — mund të jetë i thjeshtë si komunikimi me një gjuhë që ai vërtet e kupton.

Pediatri Harvi Karp, autor i Vogëlushi më i lumtur i lagjes, iu thotë prindërve ta shohin vogëlushin si një ” Neandertalas të vogël” dhe t’i flasin si i tillë. Me fjalë të tjera, zbrisni në nivelin e tij “primitiv” dhe flisni shumë, shumë thjesht.

Karp e quan strategjinë e tij të komunikimit Rregulli i Ushqimit të Shpejtë, sepse në të vërtetë veproni si një arkëtar atje: përsërisni porosinë, pastaj përmendi çmimin. Përdorni fraza të shkurtra me shumë përsëritje, gjeste dhe emocione për t’i treguar fëmijës se e dini ‘kalon nëpër kokën e tij.

Zbatimi : Vogëlushi juaj ia rrëmben kamionin nga duart një shoku. Në vend që ta dënoni apo të përpiqeni t’i shpjegoni se ajo që bëri ishte e gabuar ( të dyja këto strategji nënkuptojnë se fëmija është më i sofistikuar na sa është në të vërtetë), jepini versionin e thjeshtuar: “Mos rrëmbe, mos rrëmbe, është radha e Maksit.”

Komento