Format e fustaneve të nusërisë

Format e fustaneve të nusërisëKur bëni përzgjedhjen e fustanit të dasmës, mundësitë e zgjedhjes mund të jenë të mëdha, posaqërisht nëse sapo keni nisur me shopingun. A jeni një vajzë kolonë apo fustani për ballo ju përshtatet për mrekulli?

Çfarë dallimi ka mes borisë dhe sirenës? E kishim të njejtën pyetje, prandaj bëmë ca kërkime dhe bëmë këtë udhëzues me shpjegime që lehtë kuptohen për secilën siluetë veçanërisht. Lexoni diçka mbi fustanët e nusërisë para se të dilni në kërkim të ndonjë modeli.

Format e fustaneve të nusërisëLinja- A

Si duket: Gjersa pjesa e sipërme është e ngjitur për trupin tuaj, pjesa e fundit bëhet e zgjeruar siç arrin në dysheme, duke krijuar formën e shkronjës A, sikurse emri i modelit.

Fustan për ballo


Format e fustaneve të nusërisë

Si duket: Pjesa e sipërme është e ngjitur për trupin mirëpo fundi është si push. Ky fustan i ngjan fustaneve të përrallave si e Përhitura.

Format e fustaneve të nusërisë


Shtyllë

Si duket: Një formë e thjeshtë që është e drejtë si shtyllë, nga maja deri në fund. Nëse kerkoni diçka që përshtatet me formën tuaj mirëpo nuk ngjitet për trupi, ky është dizajni për ju.

 

Format e fustaneve të nusërisëSirenë

Format e fustaneve të nusërisë

Si duket: Kjo veshje është e përshtatshme dhe e ngjitur për format e juaja, mirëpo në përfundim zgjerohet sikur pendat e peshkut.


Linja-A e modifikuar

Format e fustaneve të nusërisë

Si duket: Gjithashtu e njohur si e përshtatshme dhe shpërthyese, ky dizajn përqafon trupin tuaj përgjatë zonës së ijeve duke u zgjeruar në fund.

Boria

Format e fustaneve të nusërisë

Si duket: Nëse Linja-A e Modifikuar dhe Sirena do ishin kryqëzuar, Boria do ishte fëmija i tyre. Do të përshtatet dhe do të ngjitet me trupin tuaj, mirëpo diku tek mesi i kofshës do të fillojë të shpërthejë.


Tea Length

Format e fustaneve të nusërisë

Si duket: Është më e shkurtër se modelet tjera, kjo formë fustani përfundon mes gjurit tuaj dhe zogut të këmbës, në vend se të vazhdojë deri në dysheme.