Formimi i rrudhave

Edhe kjo problematikë është e shpeshtë tek femrat e moshave të ndryshme, përkundër angazhimit të vazhdueshëm që t’i luftojnë ato.

Suksesi do të arrihet vetëm atëherë kur i gjejmë shkaktarët dhe njohim masat me të cilat i parandalojmë ato. Disa nga rrudhat munden të korrigjohen me tretmane kirurgjike, derisa disa vetëm me operacion plastik.
Rrudhat më së shpeshti paraqiten në mes të ballit, në lugun nazolabial dhe rreth këndit të jashtëm të syve.

Faktorët të cilët ndikojnë në formimin e rrudhave janë:

* Ndërrimet në renditjen e yndyrës në fytyrë.
* Lëshimi i elasticitetit të muskulaturës dhe të indit lidhor
* Çrregullimet në funksionimin e gjëndrave hormonale.
* Grimasat e sforcuara të fytyrës.
* Pas dietës për dobësim.
* Përdorimit të madh të nikotinit.