Freskojeni dukjen me flokë të shkurtër

Pa marrë parasysh nëse për të parën herë keni vendosur që në mënyrë drastike të shkurtoni flokët apo dëshironi të provoni diçka të re, do të ishte mirë që së pari të shikoni se cilat janë mundësitë që ju ofrohen.

Idetë për një stil të shkurtër të flokëve ilustrojnë llojllojshmërinë e këtij stili, që gjatë kësaj pranvere do të përcillet me trendin e flokëve të shkurtra.

Flokët e shkurtra dhe stili modern i tyre mund të theksohet në miliona mënyra, prandaj ka ardhur koha që ta kuptoni se cila formë e shkurtër flokëve përshtatet apo shkon për shtati më së miri me formën tuaj të fytyrës.

Përjetoni hijeshinë dhe nuancën e bukur që ju ofron floku i shkurtër. Pranvera është koha e përshtatshme për të zgjedhur problemet me vetëbesimin e një stili impresiv të flokëve. Freskojeni dukjen tuaj me disa prej këtyre modeleve dhe vendosni për modelin elegant, të çrregulluar, asimetrik, të rrafshët – këto stile të flokëve do t’ju mundësojnë që të jeni në hap me modën dhe në hap me të bukurën.