Frizura e cila do të bëhet HIT gjatë pranverës

Harroni furqetat, KJO është frizura e re të cilën do ta adhuroni këtë pranverë!

Nuk është për t’u habitur përse kjo mënyrë e lidhjes së flokëve aq shumë i ka kënaqur femrat, sepse vërtet duket e natyrshme, nuk ju lodh edhe aq shumë dhe është shumë seksipile. Posaçërisht nëse i shprishni butësisht flokët! – transmeton Telegrafi.

Dallimi nga gërsheti klasik në majë koke fshihet në pozicionimin, sepse banania bartet poshtë në qafë dhe shpesh është asimetrike, d.m.th., anash.

‘Banania bun’ bëhet shumë thjesht, kështu që nuk ju nevojiten më shumë se dy deri tre minuta.

Mjafton që flokët t’i tërhiqni prapa, pastaj t’i mbështillni në rreth.

Kushtoni kujdes që këtë ta bëni me kujdes, në mënyrë që të mos e shtrëngoni shumë gërshetin.

Pastaj flokët kapni me shnolla, ndërkaq balluket lini të lira që të valëviten.

Komento