Fundi i lëkurës, tendencë e sezonit

fundi-i-l-euml-kur-euml-s-tendenc-euml-e-sezonit_hdLëkura është tendenca kryesore e këtij sezoni dhe me të vërtetë që është shumë praktike dhe e kombinueshme.

Jo vetëm pantallona dhe streçe lëkure, por edhe funde me të gjithë format dhe gjatësitë.

Mini, të gjata deri tek gjunjët ose nën to, të lëshuara ose të ngushta, nuk është e rëndësishme cilat preferoni, përderisa janë prej lëkurës. Janë një zgjedhje ideale për raste të përditshme, kombinohen me bluza, këmisha me material xhinsi ose këmisha pambuku me katrorë.

Fundet prej lëkurës mund t’i vishni deri në pranverë.

Komento