Fustane nusesh pa kohe

Per tju sjelle sa me prane tendencave te fustanve per nuse te koleksioneve 2012, duhet te dinin se ato qe do te jene “must” per kete sezon jane fustanet Vintage.
Nje fjale qe do te thote ne vetvete nje bote te madhe stili dhe mendimesh. Martesa e nje atmosfere retro do te vazhdoje te jete emblema glamour. Ambjenti, fustanet prej tyli, krehja, aksesoret dhe dorezat na kujtojne kohe te tjera, nuk jane nje mode e re por pasqyrojne shume bukur temen qe stilistet deshirojne te evidentojne ne sfilatat e modes, luksi.
Stili vintage perfaqeson tendencat me te mira te epokave historike qe variojne mes viteve te para 900 deri ne momente me moderne te viteve 60′. Por ne krahasim me materialet e veshjeve, krijimet e 2012 jane me te vertet thesare epoke, shume te cmuara edhe nga nuset moderne qe nuk duan te harrojne moden shume femerore te dikurshme. Per te perfunduar me vello te gjata dhe te fryra tipike sikur Belle Epoque.
Cdo nuse deshiron te jete unike, speciale por edhe origjinale me detaje esenciale, duke zbuluar nje mode femerore romantike dhe kurre vulgare. Prandaj nese jeni viktima te vintage mos hiqni dore nga nje detaj retro, edhe ne diten tuaj me te bukur./ikub/

Komento