Fytyra tregon personalitetin

Studimet e reja, gjithnjë e më shumë po e mbështesin mendimin se mimika e fytyres, pozita e syve dhe gjerësia e mollëzave, zbulojnë personalitetin njerëzor, dhe në bazë të kësaj mund të parashikohet, nëse personi i caktuar është i besueshëm apo jo.

Edhe pse kjo analizë, nuk është përherë e saktë, shpesh here mund te percaktoje personalitetin e njeriut.

Megjithatë, të dhënat e një studimi të ri të shkencëtarëve skocezë kanë të bëjnë vetëm me meshkujt, duke qenë se studimi është realizuar vetëm tek ata, ndaj në këto të dhëna nuk mund të bazohen kur përshkruani personalitetin femrës.

Rezultatet e këtij studimi janë bazuar në gjerësinë e fytyrës.

Sipas tyre, personat me fytyrë më të gjerë janë më agresivë dhe dominues, ndërsa personat me fytyrë të ngushtë janë më të besueshëm.